Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Më kanë rënë civilët me levë hekuri”/ Protestuesi-Ramës: Të vijë të gjejë një Antifa, s’kemi as shëndetësi, as arsim! Asnjë mbështetje nga shteti…


Një prej protestuesve që ndodhej para Kryeministrisë ka bërë deklarata të forta kundër qeverisë Rama dhe opozitës, duke theksuar se protesta nuk përfaqëson asnjë forcë politike.

Një prej protestuesve që ndodhej para Kryeministrisë ka bërë deklarata të forta kundër qeverisë Rama dhe opozitës, duke theksuar se protesta nuk përfaqëson asnjë forcë politike. Ai ngriti shqetësime edhe për gjendjen në shëndetësi dhe arsim, ndërsa kritikoi ashpër Policinë e Shtetit, duke e akuzuar për sjellje kriminale. “Është propagandë e këtyre për t’i futur frikën popullit. Por ne nuk e lëmë më, i kemi djegur anijet, jemi vetëm përpara. Nuk ikim nga ky shesh. Këtu nuk ka Berishë, jemi kundër Ramës dhe kundër Berishës. “Rama në burg, Berisha në burg” është thirrja jonë. Spitalet nuk kanë asgjë, arsimi zero. I ka kushtet Rama që do t’i mbajë fëmijët deri në 17:00 në shkolla. Kjo policia , janë banda kriminale të veshura me maskë. Nuk kam frikë, na thërret Atdheu do dal. Le të vijë të na gjejë një Antifa këtu. Jam me status jetim më ka lënë baba 12 vjeç, jam detyruar të dal në punë në moshë të vogël, nuk ka asnjë përkrahje nga ky shtet”, tha një protestues, para Kryeministrisë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb