Lajme Zone
“Më janë shkelur të drejtat”, Laert Haxhiu “troket” në Gjykatën Kushtetuese, i dënuari përjetë kërkon rigjykim të çështjes
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

“Më janë shkelur të drejtat”, Laert Haxhiu “troket” në Gjykatën Kushtetuese, i dënuari përjetë kërkon rigjykim të çështjes

Laert Haxhiu, i dënuar me burgim të përjetshëm për ngjarjen e njohur si “masakra e Lushnjës” në vitin 2017, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për rigjykimin e çështjes së tij.

Laert Haxhiu, i dënuar me burgim të përjetshëm për ngjarjen e njohur si “masakra e Lushnjës” në vitin 2017, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për rigjykimin e çështjes së tij. Haxhiu pretendon se gjatë procesit gjyqësor janë cenuar të drejtat dhe liritë e tij themelore të garantuara nga Kushtetuta dhe kërkon shqyrtimin e vendimeve të dhëna ndaj tij.

Vendimi i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, që e dënoi me burgim të përjetshëm, u la në fuqi nga Gjykata e Posaçme e Apelit. Më 19 maj 2026, edhe Gjykata e Lartë vendosi mospranimin e rekursit të paraqitur nga Haxhiu.

Haxhiu është dënuar në lidhje me ngjarjen e vitit 2017 në Lushnjë, ku mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, ndërsa dy persona të tjerë u plagosën. Top Channel