Lajme Zone
Më i forti që nga 2024/ Tërmeti i fuqishëm godet Kinën
BotëCNA

Më i forti që nga 2024/ Tërmeti i fuqishëm godet Kinën

Kryeministri Edi Rama ka shprehur mbështetjen në emër të S...

Një tërmet me magnitudë 7.0 të shkallëS Rihter ka goditur rajonin jugperëndimor të Tibetit në Kinë rreth orës 22:33 me kohën lokale.

Autoritetet lokale kanë gjetur të paktën dy persona të plagosur në një fshat pranë epiqendrës, ndërsa disa shtëpi në fshatrat më afër epiqendrës kanë pësuar dëmtime. Sipas mediave vendase, tërmeti i mbrëmjes së sotme është më i forti që ka goditur Kinën që nga janari i vitit 2024.

Mediat shtetërore thanë se ekipet lokale të zjarrfikësve dhe kërkim-shpëtimit janë mobilizuar dhe po shkojnë drejt rajonit të prekur, ndërsa ende nuk dihet nëse ka viktima.

Një numër dridhjesh më të vogla me magnitudë rreth 3 dhe 4 janë regjistruar në rajonet përreth pas tërmetit me magnitudë 7, treguan të dhënat e Qendrës së Rrjeteve të Tërmeteve të Kinës (CENC).

Në vitin 2010, një tërmet me magnitudë 7.1 ballë goditi Yushun në provincën fqinje Qinghai, duke vrarë të paktën 2,698 persona dhe duke lënë gati 300 të zhdukur. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.