Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, foli sot për atë se çfarë po ndodh me punimet për godinën e Teatrit të ri Kombëtar.
Duke folur në “A2CNN”, Gonxhja tha se investimi është ndër më komplekset dhe ka përfshirë edhe një studim të zonës.
Ndërsa u ndal te detajet e punimeve të deritanishme, Gonxhja u shpreh edhe për atë që mund të konsiderohet si afati i përfundimit të godinës së re.
Sipas ministrit, Teatri i ri Kombëtar mund të jetë gati pasi të kalojë një periudhë njëvjeçare, kohë kjo kur përfn edhe kontrata bazë me punimet për infrastrukturën. “Investimi për godinën e re një herë në jetë bëhet. Është nga ato investime që janë shumë komplekse, ka patur dy tre ndalime gjatë rrugës, sepse ka pasur në themele, në gërmimet e pjesës nëntokësore, disa ndryshime, dhe ndodhin në projekte kaq komplekse. Ka pasur një ndryshim në studimin e asaj zone, atij blloku, dhe nga pikëpamja ligjore, ndërtimore, e infrastrukturës, disa tuneleve të gjetura poshtë…Ju siguroj që Teatri Kombëtar në vendin ku ka qenë Teatri i vjetër Kombëtar është nga ato vepra…Po bëhet maksimumi që të kemi sa më shpejt një Teatër Kombëtar në një godinë të re. Teatri Kombëtar mund të dojë edhe 1 vit që të mbarojë kontrata bazë me punimet për infrastrukturën”, tha Gonxhja./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

