Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi u shpreh mbrëmjen e sotme se situata dhe kriza aktuale që ka përfshirë vendin kërkon mjete politike për t’u zgjidhur. I ftuar në emisionin “Opinion”, tha se zgjidhja e situatës nis me dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Sipas tij me largimin e Ramës duhet të krijohet një qeveri e përbashkët, politike dhe jo teknike. Ndër të tjera theksoi se qeveria duhet t’i dalë para situatës dhe të marrë përgjegjësitë që i takojnë. “Kriza do mjete politike për tu zgjidhur. Iher fillon me dorëheqjen e këtij. Le të vërë krtyueministër një tjetër socialist, p[or qeveria të bëhet e përbashkët. Emrin qeveria duhet ta ketë “Për Europën”. Duhet qeveri politike jo teknike. Ditën që do ketë qeveri të përbashkët, Europa do të thotë i kanë ardhur mendtë shqiptarëve. Kjo qeveri duhet ta mbështesë SPAK-un, se nuk kemi mjet tjetër për ti rënë të keqes. Po të ikë ky fillojnë negociatat. Unë nuk jam për gurin se kam pa më shumë se aq, por politika duhet ti dalë përpara situatës”, u shpreh Shehi. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

