Lajme Zone
"Më dukeshin të korruptuara"/ Trump akuza për zgjedhjet në Brazil
BotëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

"Më dukeshin të korruptuara"/ Trump akuza për zgjedhjet në Brazil

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka folur rreth rezultatit të zgjedhjeve në Brazil. Kujtojmë që zgjedhjet u fituan nga presidenti aktual Lula, ndërkohë që djali i Bolsonaros, Flavio Bolsonaro humbi një “betejë” ku pritshmëritë ishin të mëdha. Trump i ka parë këto rezultate elektorale me skepticizëm, duke i etiketuar madje edhe si “zgjedhje të manipuluara”. Ai ka mbështe

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka folur rreth rezultatit të zgjedhjeve në Brazil. Kujtojmë që zgjedhjet u fituan nga presidenti aktual Lula, ndërkohë që djali i Bolsonaros, Flavio Bolsonaro humbi një “betejë” ku pritshmëritë ishin të mëdha.

Trump i ka parë këto rezultate elektorale me skepticizëm, duke i etiketuar madje edhe si “zgjedhje të manipuluara”. Ai ka mbështetur kështu djalin e ish-presidentit të Brazilit, Jair Bolsonaro, një prej aleatëve më të fuqishëm të Trump-it.

Presidentit të SHBA-ve nuk i ka pëlqyer zgjatja e procesit të votimit me 2 orë. Kjo vonesë i është dukur e dyshimtë dhe nxjerr në “dritë” ndonjë skemë manipulimi për të deformuar votën e lirë të brazilianëve. “Unë nuk qeveris Brazilin, por Shtetet e Bashkuara. Më pëlqen Lula, shkoj shumë mirë me të, por zgjatja e orarit që iu dha ishte shumë e çuditshme. E dini, zgjedhjet duhet të jenë të pakontestueshme. Më dukeshin shumë keq. Nuk mora një qëndrim. Nuk mbështeta askënd ose asgjë, por i pashë zgjedhjet. Dukeshin kaq të korruptuara dhe kaq të tmerrshme.", - u shpreh Trump./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.