Sekretari i Përgjithsëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka kërkuar që opozita të organizojë një protestë kombëtare më 8 tetor, në ditën kur pritet të zhvillohet seanca plenare në Kuvend për Reformën Territoriale. Gjatë diskutimeve brenda opozitës, Blushi u shpreh kritik ndaj mënyrës së ndjekjes së procesit, duke kërkuar që opozita të mos fokusohet vetëm te rrugët procedurale, por të marrë drejtimin e protestave. “Nuk kemi kohë për të ndjekur rrugët procedurale. Të mos delegojmë përgjegjësitë te qytetarët, duhet t’u prijmë protestave. Më 8 tetor shqiptarët të mblidhen para Kuvendit, që t’i tregohet Ramës se zot i vendit janë shqiptarët”, deklaroi Blushi. Sipas tij, e enjtja duhet të shërbejë si një mundësi për qytetarët që të reagojnë ndaj ndryshimeve të propozuara për hartën administrative. “E enjtja është mundësi që shqiptarët të mbrojnë historinë dhe dinjitetin. Opozita t’i prijë protestës kombëtare, sepse harta e propozuar nga Rama është antikombëtare”, u shpreh ai.
Blushi bëri të qartë edhe propozimin e tij për opozitën: organizimin e një proteste kombëtare më 8 tetor përpara godinës së Kuvendit.
“Propozimi im është të enjten të thirret një protestë kombëtare”, përfi Tedi Blushi. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
