Protesta kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama vijon prej 177 ditësh, ndërsa qytetarët nuk janë ndalur dhe kanë dalë sërish në rrugët e Tiranës. Me thirrjet “Rama, jep dorëheqjen”, protestuesit kanë vijuar marshimin në kryeqytet, duke kërkuar largimin e kryeministrit dhe të qeverisë. Gjatë marshimit, qytetarët kanë përsëritur edhe thirrjen “Më datë 28, Rama e di vetë”, duke paralajmëruar një protestë mbarëkombëtare më 28 nëntor kundër qeverisë. Protestuesit shprehen të vendosur për të vijuar qëndresën dhe u bëjnë thirrje qytetarëve nga të gjitha qytetet e vendit që t’i bashkohen protestës së paralajmëruar në Ditën e Pavarësisë. Ndërkohë, marshimi në rrugët e Tiranës vijon me thirrje për dorëheqjen e Edi Ramës. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: edi rama proteste Tirane
