Ka përfunduar seanca plenare e nisur në orën 17:00, ndërsa deputetët kanë nisur të largohen nga ambientet e Parlamentit. Si fillim janë larguar deputetët demokratë që braktisën votimin në sallë, dhe më pas ata socialistë.
Jashtë godinës, protestuesit i kanë pritur me thirrje dhe brohoritje, duke përsëritur mesazhin: “Ju erdhi fundi!”
Ndërkohë, socialistët votuan me 79 vota pro Klodiana Spahiu në rolin e ministres së Shëndetësisë dhe Evis Kushi zyrtarisht kaloi në nënkryetare Kuvendi. Top Channel

