Pas përfundimit të fjalimeve te godina e Kryeministrisë, protesta popullore ka kaluar në një tjetër fazë përshkallëzimi. Qytetarët dhe aktivistët janë nisur në një marshim të organizuar drejt tre pikave të kryeqytetit, duke i kthyer rrugët e Tiranës në vatër të mosbindjes civile ndaj qeverisë. Aksioni po vijon me marshimin drejt Kuvendit të Shqipërisë, i shënuar si objekt i përplasjes për shkak të aferave korruptive dhe refuzimit të rezolutës për gjenocidin serb, për të vijuar më tej drejt Bllokut të Sigurisë, në shenjë proteste kundër ndalimeve të aktivistëve. Marshimi i revoltës do të përmbyllet te busti i Komandantit Adem Jashari, një ndalesë me peshë të fortë simbolike që lidh qëndresën qytetare me mbrojtjen e dinjitetit të luftimeve të UÇK-së dhe interesave kombëtare. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
