Lajme Zone
Mbrojtja: 10 vatra zjarri në vend, 7 aktive/ Ndërhyrje në Tiranë, Dibër, Vlorë, Gjirokastër dhe Korçë
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Mbrojtja: 10 vatra zjarri në vend, 7 aktive/ Ndërhyrje në Tiranë, Dibër, Vlorë, Gjirokastër dhe Korçë

Ministria e Mbrojtjes informon se deri në orën 14:00 të datës 28 gusht 2026, në territorin e vendit janë raportuar 10 vatra zjarri, nga të cilat 7 vijojnë të jenë aktive, 2 janë nën mbikëqyrje dhe 1 është shuar plotësisht.

Ministria e Mbrojtjes informon se deri në orën 14:00 të datës 28 gusht 2026, në territorin e vendit janë raportuar 10 vatra zjarri, nga të cilat 7 vijojnë të jenë aktive, 2 janë nën mbikëqyrje dhe 1 është shuar plotësisht.

Vatrat aktive janë të përqendruara në qarqet Tiranë, Dibër, Vlorë, Gjirokastër dhe Korçë.

Në Malin e Dajtit vijon ndërhyrja në tre vatra të riaktivizuara, ku janë angazhuar 25 forca zjarrfikëse dhe të AZM-së. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Në qarkun Dibër mbeten aktive vatrat në Qafë të Helmës, Vajkal dhe Sllatinë. Ndërhyrja kryesore po zhvillohet në Vajkal, ku operojnë 53 forca, mes tyre 20 efektivë të Forcave të Armatosura, si dhe një helikopter i FA-së. Në Sllatinë janë angazhuar mbi 40 forca bashkiake dhe vullnetare. Për këto vatra nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Në Tërbaç të Himarës po operojnë dy automjete zjarrfikëse me efektivët përkatës.

Vatra aktive raportohen gjithashtu në Tërbuq të Gjirokastrës, ku janë angazhuar 3 efektivë me një automjet zjarrfikës, si dhe në Plovisht të Maliqit, ku po operojnë 3 efektivë dhe një automjet zjarrfikës.

Ndërkohë, vatrat në Malin e Dardhës dhe Malin e Qukësit mbahen nën mbikëqyrje dhe nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara.

Në mbështetje të operacioneve janë angazhuar edhe 20 efektivë dhe një helikopter i Forcave të Armatosura, me fokus ndërhyrjen në vatrën e Vajkalit.

Situata vijon të monitorohet, ndërsa strukturat e Mbrojtjes Civile mbeten të angazhuara në terren për shuarjen e zjarreve dhe parandalimin e riaktivizimit të vatrave. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet