Lajme Zone
Mbrëmja tragjike në Fushë-Krujë, aksidenti i mori jetën Laertit 19-vjeçar
SportJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Mbrëmja tragjike në Fushë-Krujë, aksidenti i mori jetën Laertit 19-vjeçar

Një aksident i rëndë i regjistruar mbrëmjen e djeshme në Fushë-Krujë i mori jetën një 19-vjeçari dhe la të plagosur dy persona të tjerë.

Një aksident i rëndë i regjistruar mbrëmjen e djeshme në Fushë-Krujë i mori jetën një 19-vjeçari dhe la të plagosur dy persona të tjerë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:15, në vendin e quajtur “Kameras”, ku u përplasën tre automjete. Viktima është identifikuar si Laert Zalla, 19 vjeç, i cili ndodhej si pasagjer në njërin prej automjeteve.

I riu u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, por fatkeqësisht mbërriti pa shenja jete.

Laerti ishte student në Forcat e Armatosura, një 19-vjeçar që kishte nisur rrugëtimin e tij në një prej institucioneve më të rëndësishme të vendit. Jeta e tij u ndërpre tragjikisht mbrëmjen e djeshme, në një aksident që tashmë ka lënë pas dhimbje dhe pikëpyetje për familjarët e tij.

Nga përplasja mbetën të plagosur edhe Blerim Durmo, 35 vjeç, dhe Enjo Shijaku, 18 vjeç. Të dy po marrin trajtim në Spitalin e Traumës dhe, sipas të dhënave paraprake, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Dyshimet e para lidhen me lagështirën në rrugë dhe shpejtësinë, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

Një natë që për Laertin dhe familjen e tij duhej të ishte si çdo natë tjetër, u kthye në një tragjedi të pakthyeshme.

Ngushëllime familjes, të afërmve dhe miqve të Laertit.