Anëtarësimi në Bashkimin Europian është “prioriteti i prioriteteve” të Shqipërisë. Në fjalën e tij në mbledhjen e 22-të të Komitetit të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri në Tiranë, kryetari i Kuvendit tha se BE nënvizoi angazhimin e Kuvendit në këtë proces dhe kalimin te kontrolli i zbatimit të ligjeve të miratuara, “Busulla e Shqipërisë mbetet e pandryshueshme. Anëtarësimi në BE është qëllimi ynë strategjik kombëtar, destinacioni i vetëm për të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve në rajon dhe prioriteti numër një i Kuvendit. Tashmë kemi hyrë në një fazë përcaktuese të procesit të negociatave ku fokusi po vendoset nga miratimi i ligjeve te zbatimi i tyre efektiv dhe i matshëm. Anëtarësimi i Shqipërisë në BE është prioriteti i prioriteteve tona. Po punojmë për të garantuar dhe jetësuar procesin demokratik të procesit të integrimit. Të gjithë jemi dakord se për Shqipërinë dielli lind nga Perëndimi”, tha Peleshi. Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, theksoi se pavarësisht përparimit dhe krenarisë që duhet të ndiejë Shqipëria, mbetet ende punë për të bërë. Reformat duhet të jenë të pakthyeshme dhe paralelisht të ruhet mbikëqyrja parlamentare dhe transparenca. LEXO EDHE:Balla u përgjigjet akuzave të opozitës: Kuvendi s’bën ligje me porosi, mund t’i drejtoheni drejtësisë “Për të arritur mbylljen e negociatave, progresi i negociatave kërkon progres në të gjitha reformat që kërkon BE. Duhet të mos kemi kthim mbrapa. Puna për konsolidimin e reformës në drejtësi duhet të vazhdojë duke u fokusuar te drejtësia dhe duke siguruar të gjitha standardet që duhet të ketë sistemi i drejtësisë. Rezultatet duhet të jenë të pakthyeshme. Shqipëria ka bërë hapa përpara për të drejtat e njeriut, por vihet në dukje se përpjekja për të ruajtur ritmin e reformave duhet të vazhdojë. Shpejtësia nuk duhet të rrezikojë mbikëqyrjen e parlamentit dhe bërjen publike të ligjeve. Gjithçka fillon me ligje të mira. Duhet të bëhet konsultim kuptimplotë para se të miratohen. Legjislacioni s’duhet të jetë vetëm teknikisht i saktë, por në përputhje me nevojat e qytetarëve. Duhet të kemi një qasje që të përfshijë gjithë shoqërinë dhe këto reforma bëhen më të realizueshme. Parlamenti ka një rol kyç për ta realizuar një gjë të tillë. Një parlament transparent është një shtyllë e rëndësishme e një demokracie të shëndoshë”, tha ambasadorja. Kreu i grupit të PS, Taulant Balla, shprehu sërish ambicien për mbylljen e negociatave në dhjetor të vitit të ardhshëm dhe anëtarësimin e plotë në 2030. Ai shtoi se ky është proces kombëtar në të cilin Kuvendi ka një rol të rëndësishëm. “Ambicia jonë është e qartë: të përfjmë negociatat brenda Krishtlindjeve 2027 me synimin e anëtarësimit të plotë brenda 2030. Kjo nuk është thjesht ambicie e lidhur me një afat kohor, por e lidhur me rezultate pune. Kuvendi duhet të jetë vendi ku kontrollohet cilësia e legjislacionit, zbatimi i tij dhe përfshihen qytetarët, biznesi dhe grupet e interesit. Integrimi në BE është proces kombëtar dhe Kuvendi duhet të jetë garant kryesor”, tha Balla. Lajm në përditësim... Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 12:07 ‘Balluku’, Bardhi: Në 3 muaj i janë zbuluar 2 vila luksoze, SPAK asnjë kërkesë të re për arrestimin! Kuvendi të kërkojë transparencë Gazment Bardhi ngriti para mbledhjes së Komitetit të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE shqetësimin për çështjen e ish-zv. kryeministres Belinda Balluku duke u shprehur se votimi i Kuvendit për të mos i hequr imunitetin, ishte mbrojtje politike për të. Ai solli në vëmendje sekuestrimin e vilës së dytë të Ballukut në Palasë dhe mosparaqitjen e kërkesës së SPAK për arrestimin e saj.Bardhi shtoi se s’ka pasur asnjë reagim pendese nga mazhoranca, ndërsa parlamenti duhet të kërkojë transparencë dhe të mos ndërhyjë në çështjet e drejtësisë.“Kuvendi i ofroi mbrojtje politike nga arrestimi duke mos i hequr imunitetin me argumentin se nuk është e korruptuar, por abuzoi me pushtetin. 11 ditë më parë, SPAK njoftoi zyrtarisht se kishte arritur të zbulonte një tjetër rast korrupsioni të Belinda Ballukut, një super vilë luksoze në një nga plazhet më të bukura të jugut. Në 3 muaj, i janë zbuluar 2 vila luksoze në këmbim të 2 tenderave. SPAK ende s’ka paraqitur një kërkesë të re për heqjen e imunitetit të saj edhe pse ndaj saj rëndojnë 2 akuza për korrupsion, 2 akuza për pastrim parash në bashkëpunim, 2 akuza për fshehje pasurie. Kolegët e mazhorancës nuk kanë shprehur asnjë pendesë. Nuk është detyra e politikës të shpallë fajtorë njerëz, por është detyra e parlamentit të ngrejë dyshime dhe të kërkojë transparencë, të mbështesë luftën ndaj korrupsionit dhe se nuk ndërhyn në çështje të tilla”, tha Bardhi. P.J/Shqiptarja.com Share Ora 11:56 Tabaku: Parlamenti mbron interesat e pakicës, ka ngritur agjenci pa transparencë! Reforma zgjedhore dhe territoriale, të njëanshme! Në fjalën e saj në mbledhjen e Komitetit të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE, Jorida Tabaku tha se opozita e mbështet procesin e anëtarësimit, por do të jetë kritike “sa herë që ai nuk ecën në binarët e duhur.”Deputetja u shpreh se parlamenti nuk mbron interesin publik, por ato të pakicës, kryen konsultime jo efektive, ka ngritur agjenci e shoqëri pa transparencë e llogaridhënie. Gjithashtu shtoi se reforma zgjedhore e territoriale është e njëanshme.“Fatkeqësisht, parlamenti, i cili duhet të jetë mbrojtësi i interesit publik, është shndërruar në promotor të interesave të pakicës dhe në shkelës të ligjit dhe frymës së Kushtetutës. Kjo sjellje e pandershme ndaj qytetarëve shqiptarë dhe aspak në linjë me procesin e integrimit është vërejtur edhe nga Komisioni Europian. Në raportin e vitit 2026 për shtetin e së drejtës ngrihet sërish shqetësimi për konsultimet joefektive dhe për nismat që paraqiten në momentin e fundit nga deputetët, duke cenuar transparencën dhe kontrollin parlamentar. Së dyti, kjo mënyrë funksionimi e Kuvendit ka prodhuar një sërë agjencish dhe shoqërish që bien ndesh me parimet e procesit të integrimit dhe të shtetit ligjor. Në këto struktura mungojnë transparenca dhe llogaridhënia, duke e kthyer demokracinë tonë në një demokraci deficitare. Dy reforma të rëndësishme, reforma zgjedhore, e cila duhet të mbështetet në rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, dhe reforma territoriale, po zhvillohen në mënyrë të njëanshme. Një reformë pa konsultim dhe në dëm të interesit publik nuk sjell decentralizim. Ajo i shërben përqendrimit të mëtejshëm të pushtetit”, tha Tabaku. P.J/Shqiptarja.com Share Ora 11:47 Balla u përgjigjet akuzave të opozitës: Kuvendi s’bën ligje me porosi, mund t’i drejtoheni drejtësisë Taulant Balla mohoi akuzat e opozitës në mbledhjen e Komitetit të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE se ligjet e hartuara nga Kuvendi janë me porosi. Ai i ftoi t’i drejtohen drejtësisë, ndërsa shtoi se Paketa e Maleve për të cilën opozita ka kërkuar shfuqizim, sjell mundësi zhvillimi.Për reformën territoriale që opozita e quan “të njëanshme”, Balla tha se komisionit i mbaroi afati, ndërsa ai nuk e sheh si një reformë të thellë.“Nuk është e vërtetë që Kuvendi bën ligje me porosi. Është çështje këndvështrimesh dhe jeni të mirëpritur t’u drejtoheni organeve të drejtësisë.Sa i takon Paketës së Maleve do t’i japë zonave të ndryshme mundësi zhvillimi për një sektor që është jetik për ne, agroturizmi.Për territorialen, duhet të jemi korrekt: atij komisioni i përfi mandati dhe nuk pati dakordësi për zgjatjen e afatit. Procedura parlamentare nuk ka përfunduar, sapo ka kaluar në fazën e shqyrtimit në parlament. Nuk është një reformë e thellë, kalohet nga 61 në 46”, tha Balla. P.J/Shqiptarja.com Share Ora 11:35 Bardhi: Opozitës i mohohet e drejta për të kontrolluar qeverinë! S’është ngritur komisioni hetimor për 11 majin Nga ana e opozitës, u soll në vëmendje shqetësimi për dobësimin e kontrollit të pakicës parlamentare mbi qeverinë. Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi, tha se kryeministri ka refuzuar 7 kërkesa për interpelancë nga opozita.“Kryeministri në 1 vit të kësaj legjislature, nuk ka pranuar asnjë interpelancë apo kërkesë për llogaridhënie nga opozita. Janë 7 kërkesa të tilla në një vit, që Kryeministri ka refuzuar t’i përgjigjet, duke e reduktuar prezencën e tij në Kuvend, vetëm kur nevojitet vota e tij për të miratuar ndonjë ligj me shumicë të cilësuar. Kjo i ka pamundësuar opozitës të luajë rolin e vet në një shoqëri demokratike, që ndër të tjera është edhe të mbajë përgjegjëse Qeverinë për fenomene negative, që prekin interesin publik”, tha Bardhi.Ai shtoi se nuk është ngritur ende as komisioni hetimor për 11 majin, çështje që opozita e fitoi në Gjykatën Kushtetuese. Më pas, u ndal te miratimi i ligjit për pagat e gjyqtarëve, pas ngërçit që u krijua me bllokimin e tyre nga Thesari i Shtetit.“Shumica parlamentare rimiratoi një ligj, i cili është shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese plot tri herë, duke injoruar standardet që kjo Gjykatë i kishte lënë detyrë Kuvendit. Kryeministri bëri të qartë në seancë plenare, se Gjykata Kushtetuese mund të kontrollojë dhe shfuqizojë një ligj, por nuk na detyron ne sesi do të votojmë”, tha Bardhi.“Për ne deputetët e opozitës, Shqipëria nuk do të bëhet europiane vetëm duke miratuar ligje me emra europianë. Shqipëria bëhet europiane kur institucionet funksionojnë sipas standardeve europian”, tha Bardhi.Ai nënvizoi se objektivi s’duhet të jetë veç mbyllja e kapitujve:“Objektivi duhet të jetë të hapim një kapitull të ri për Shqipërinë: Një Shqipëri me institucione më të forta. Me Parlament më të fuqishëm”, përfi Bardhi. P.J/Shqiptarja.com Share P.J/Shqiptarja.com TAG: niko peleshi Sofia Moreira de Sousa taulant balla Komiteti i stabilizim asociimit Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
16 Shtator, 14:18
Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6.6% Të gabuar 88.4% Nuk e di 5% Vota total: 6013 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 16 Shtator, 14:18 Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?

