Prej 125 ditësh qytetarët protestojnë në Tiranë kundër qeverisë. Gjatë fjalës së saj në protestë, qytetarja bëri thirrje që shqiptarët të qëndrojnë të bashkuar dhe Diaspora po ashtu të bëhet bashkë me revoltën “Mbi 30 vite i kemi parë si na kanë shkelur si na kanë skllavëruar në vendin tonë. Çfarë të presim ne më tutje. Kjo dramë është një plagë e madhe në shoqërinë tonë. Skandalet jemi mësuar sepse kemi një kryeministër të degraduar nga çdo aspekt. Dhe nuk presim kulturë apo art. Ne nuk jemi popull injorant por kemi ngelur në dorë të një injoranti. I kërkoj Diasporës të na bashkohet…Thuhet që duhet të heqin bashkitë e vogla, por boll që na keni lodhur, boll i keni boshatisur…”, tha ajo. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
