Protestuesi 28-vjeçar nga Elbasani, Erjon Vishkulli ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale, teksa ndodhet në Itali, ku pritet të bëjë një ndërhyrjeje kirurgjikale në sy, pas asaj që kreu më herët në Shqipëri. “Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive”, shkruhet në story-n e publikuar prej tij në Instagram, të cilën e ka shoqëruar me një fotografi të vetën nga Italia. I riu nga Elbasani u lëndua në sy gjatë protestave të dhunshme në Tiranë, ku raportohet se gjendja e tij është më e stabilizuar, ndërsa mjekët kanë dhënë shpresa pozitive për rikuperimin e syrit. LEXO EDHE:Vrasja e 22-vjeçares shqiptare Ilaria Sula, nesër shpallet dënimi për autorin! Mark Samson rrezikon burg përjetë A.C/Shqiptarja.com TAG: itali Erjon Vishkulli Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
26 Tetor, 10:21
Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 77.2% Jo 19.5% Nuk e di 3.3% Vota total: 1744 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 26 Tetor, 10:21 Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?

