Real Madrid është rikthyer te fitoret në La Liga 1 javës pas disfatës me Betis. "Galaktikët" kaluan lehtësisht 4-1 Rayo Vallecano-n e shqiptarëve edhe pse Balliu luajti vetëm 5 minuta si zëvendësues, ndërsa Kumbulla qëndroi në stol gjatë gjithë lojes. Në Bernabeu 3 gola të Realit erdhën në pjesën e parë, teksa pasi Mbappe zhbllokoi shifrat me penallti realizuan edhe Carrera-s dhe Bellingham. Në pjesën e dytë miqtë shkurtuan përkohësisht për shkak të një gabimi të Realit, ndërsa në vijim Mbappe vulosi shifrat përfundimtare. LEXO edhe...Anis Mehmeti sërish në tribunë, s’ka minuta për të në Premier League! Broja ‘abonohet’ me stolin Në Seria A Milani arriti te shmangte humbjen përballë Lazio-s, duke barazuar 2-2. Pjesa e parë në Olimpico foli vetëm për vedasit të cilët realizuan dy herë me Cancellieri-n dhe Noslin. Në pjesën e dytë skenën e rrëmbeu portugezi Moriero, i futur si zëvendësues dhe i blerë nga 50 milionë euro nga Milani. Sulmuesi realizoi dy herë që ekipi i Amorim të mos dilte pa pikë nga ky takim. Për Milanin ky është barazimi i dytë radhazi pas atij me Juventusin. Në Premier League Arsenali nuk e fali Sunderland, duke e mposhtu me rezultatin 0-2. Para se të zhbllokoheshin shifrat vendasit humbën një penallti, ndërsa në vijim topçinjtë zhbllokuan me supergolin e Bruno Guimaraes, lojtarit më të shtrenjtë të blerë në merkato. Për të vulosur 3 pikët u desh të vinte minuta e 97 me Saka i cili realizoi saktë nga pika e bardhë e 11-metërshit. P.J/E.H/ReportTv.al sunderland arsenal premier league lazio Milan Seria A real madrid Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.1% Magjistratëve 15.7% Nuk e di 6.2% Vota total: 6582 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?
