Lajme Zone
Mbappé hyn në histori! Askush nuk ka luajtur më shumë se ai me Francën në Kupën e Botës
SportTop Channel

Mbappé hyn në histori! Askush nuk ka luajtur më shumë se ai me Francën në Kupën e Botës

Kylian Mbappé vazhdon të shkruajë historinë me fanellën e Francës. Me paraqitjen e tij në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026 ndaj Spanjës, sulmuesi 27-vjeçar arrin në 21 ndeshje në fazat finale të Botërorit, duke u bërë futbollisti me më shumë paraqitje në historinë e kombëtares franceze në këtë kompeticion.

Kylian Mbappé vazhdon të shkruajë historinë me fanellën e Francës. Me paraqitjen e tij në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026 ndaj Spanjës, sulmuesi 27-vjeçar arrin në 21 ndeshje në fazat finale të Botërorit, duke u bërë futbollisti me më shumë paraqitje në historinë e kombëtares franceze në këtë kompeticion. Ylli i “Les Bleus” lë pas ish-kapitenin Hugo Lloris, i cili e mbylli karrierën me 20 ndeshje në Kupën e Botës. Pas tyre renditen Antoine Griezmann me 19 paraqitje, ndërsa Olivier Giroud dhe Raphaël Varane ndajnë vendin e katërt me nga 18 ndeshje.

Rekordi është një tjetër dëshmi e ndikimit të jashtëzakonshëm të Mbappé në arenën më të madhe të futbollit botëror. Edhe pse është ende në kulmin e karrierës, ai tashmë ka hyrë në librat e historisë së Francës, ndërsa ka mundësinë ta zgjerojë më tej këtë rekord nëse “gjelat” sigurojnë kualifikimin në finalen e Kupës së Botës 2026. Renditja

Futbollisti

Ndeshje 🥇 1

Kylian Mbappé

21 🥈 2

Hugo Lloris

20 🥉 3

Antoine Griezmann

19 4️⃣

Olivier Giroud

18 4️⃣

Raphaël Varane

18 6️⃣

Fabien Barthez

17 6️⃣

Thierry Henry

17 8️⃣

Lilian Thuram

16 9️⃣

Maxime Bossis

15 🔟

Michel Platini

14 Top Channel