Lajme Zone
Mbajtën peng punonjësit e Tatimeve, arrestohet administratori dhe 4 punonjës të resortit në Golem (EMRAT)
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Mbajtën peng punonjësit e Tatimeve, arrestohet administratori dhe 4 punonjës të resortit në Golem (EMRAT)

Policia thotë se 5 të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 18.07.2026, kanë penguar dhe kanë mbajtur të mbyllur, për një kohë të konsiderueshme, brenda ambienteve të një resorti në Golem, punonjësit e Task Forcës së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, të cilët ishin duke ushtruar detyrën.

KAVAJË - Administratori dhe 4 punonjës të një resorti në Golem janë arrestuar pasi dyshohet se kanë mbajtur peng brenda ambienteve të resortit për disa kohë punonjës të Tatimeve. Në prangat e policisë kanë rënë administratori i resortit, Sajmir Ndrecaj, shefi i financës Zaho Jaçaj, shefi i sigurë Artan Kasa dhe 2 punonjësit e sigurisë Hamid Sula e Bujar Agolli. LEXO edhe...Zbulohet bazë me armë e municion luftarak në Durrës, arrestohet 20-vjeçari! Furnizonte grupet kriminale (VIDEO) Policia thotë se 5 të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 18.07.2026, kanë penguar dhe kanë mbajtur të mbyllur, për një kohë të konsiderueshme, brenda ambienteve të një resorti në Golem, punonjësit e Task Forcës së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, të cilët ishin duke ushtruar detyrën. Njoftimi i plotë i policisë: Mbajtën të mbyllur, për një kohë të konsiderueshme, brenda ambienteve të një resorti në Golem, punonjësit e Task Forcës së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, vihen në pranga administratori dhe 4 punonjës të tjerë të resortit. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, pas kallëzimit të bërë nga punonjësit e Task Forcës së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, arrestuan në flagrancë, për veprën penale "Heqja e paligjshme e lirisë", shtetasit: S. N., 34 vjeç, administrator i resortit; Z. J., 56 vjeç, shef finance në resort; A. K., 56 vjeç, shef i sigurisë së resortit; H. S., 64 vjeç, punonjës i sigurisë së resortit; B. A., 57 vjeç, punonjës i sigurisë së resortit. Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 18.07.2026, kanë penguar dhe kanë mbajtur të mbyllur, për një kohë të konsiderueshme, brenda ambienteve të një resorti në Golem, punonjësit e Task Forcës së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, të cilët ishin duke ushtruar detyrën. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. lajm në përditësim... -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë. K.M/ReportTv.al Bujar Agolli Hamid Sula Artan Kasa Zaho Jaçaj Sajmir Ndrecaj Durres Komento Komente Sondazhi i ditës: Finalja Spanjë-Argjentinë, kush e fiton Kupën e Botës? Spanja 56.3% Argjentina 38.3% Nuk kam mendim 5.4% Vota total: 1324 Sondazhi i ditës: Finalja Spanjë-Argjentinë, kush e fiton Kupën e Botës?