Lajme Zone
Mat/ Qëllohet drejt një “Audi” në oborrin e banesës, gjendet një “Golf” i vjedhur me dy kallashnikovë
Të tjeraPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Mat/ Qëllohet drejt një “Audi” në oborrin e banesës, gjendet një “Golf” i vjedhur me dy kallashnikovë

Një ngjarje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në fshatin Urakë të Njësisë Administrative Rukaj, në Mat. Sipas Policisë, rreth orës 23:10, persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë në drejtim të një automjeti tip “Audi”, i cili ishte parkuar në oborrin e një banese. Nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale në automjet. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e P

Një ngjarje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në fshatin Urakë të Njësisë Administrative Rukaj, në Mat. Sipas Policisë, rreth orës 23:10, persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë në drejtim të një automjeti tip “Audi”, i cili ishte parkuar në oborrin e një banese. Nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale në automjet.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në zonë dhe kanë ngritur pika kontrolli, ndërsa grupi hetimor ka nisur këqyrjen e vendit të ngjarjes.

Gjatë kontrolleve të territorit, rreth dy kilometra larg vendit ku ndodhi qitja, në aksin Rrëshen-Burrel, efektivët kanë gjetur një automjet tip “Golf V” të përfshirë nga flakët. Brenda tij janë zbuluar dy armë zjarri kallashnikov, të dëmtuara pjesërisht nga zjarri, të cilat janë sekuestruar si prova materiale.

Nga verifikimet rezultoi se “Golf”-i ishte shpallur në kërkim nga DVP Elbasan që prej 31 korrikut 2025, pasi ishte denoncuar i vjedhur nga pronari i tij.

Policia po vijon kontrollet për gjurmimin e autorëve, ndërsa për hetimin e ngjarjes po bashkëpunohet edhe me strukturat e policisë në Tiranë, Lezhë dhe Kukës.

Nën drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin dhe arrestimin e personave përgjegjës. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm