Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka publikuar në rrjetet sociale foto dhe identitetet e 2 protestuesve, për të cilët tha se janë të arrestuar nga Policia për drogë. Balla shkruan në postimin e tij në rrjetet sociale se bëhet fjalë për shtetasit e identifikuar si Egzon Azemi dhe Besnik Mujeci, të cilët sipas tij kanë marrë pjesë në protestat që po zhvillohen në Tiranë kundër Qeverisë. Balla tha se 2 protestuesit në fjalë janë arrestuar për 11 mijë doza drogë, teksa shtoi se në protestat që po zhvillohen në Tiranë marrin pjesë ‘sorra inkubatorësh të urrejtjes nga Prishtina e Tetova’, që sipas tij maskohen si ‘shqiponja diaspore’. LEXO EDHE:PD: KAYO parneritete të dyshimta, cenon besimin e aleatëve “Transparenca e Protestës, identifikojmë sorrat. Kur unë flas për sorra inkubatorësh të urrejtjes nga Prishtina dhe Tetova, të cilët maskohen si shqiponja diaspore e kam fjalën për tipa si këta në video që sigurisht nuk kanë si të jenë pro qeverisë së Tiranës. Normal janë kundër Edi Ramës. Edhe kundër meje, pse jo. Sepse i kemi arrestuar me 11 mijë doza drogë”, shkruan Taulant Balla në postimin e tij. R.Xh/Shqiptarja.com TAG: Tirane besnik mujeci Egzon Azemi edi rama protestat kunder qeverise taulant balla Komento Komente liri: 09/07/2026 02:08 KUR I PASKENI ARRESTUAR PER 11 MIJE SASI DROGE..PSE I KENI LIRUAR,..ATA DUHEJ TE ISHIN 20 VJET NE BURG... Përgjigju Sondazhi i ditës:
3 Korrik, 10:41
Sipas jush, protesta te Kuvendi a ka qenë e dhunshme nga ana e protestuesve? Po 71.1% Jo 25.3% Nuk e di 3.6% Vota total: 11732 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Korrik, 10:41 Sipas jush, protesta te Kuvendi a ka qenë e dhunshme nga ana e protestuesve?
