Lajme Zone
Mashtruesit i vjedhin vathët e floririt nga veshi gruas së sëmurë në Berat
Të tjeraJOQ Albania

Mashtruesit i vjedhin vathët e floririt nga veshi gruas së sëmurë në Berat

Një qytetare ka denoncuar pranë redaksisë sonë një rast mashtrimi ndaj motrës së saj, e cila vuan nga pasoja të një goditjeje ishemike në tru.

Një qytetare ka denoncuar pranë redaksisë sonë një rast mashtrimi ndaj motrës së saj, e cila vuan nga pasoja të një goditjeje ishemike në tru.

Sipas denoncueses, ngjarja ka ndodhur të premten në banesën e motrës së saj, në fshatin Vrion të Beratit. Dy persona, burrë e grua, kanë shkuar në banesën e saj me pretendimin për t'i shitur një palë mbulesa divani, me vlerë 3 mijë lekë të reja.

Por, sipas qytetares, në vend të pagesës për mbulesat, ata i kanë marrë motrës së saj 50 euro dhe një palë vathë floriri, me vlerë rreth 100 euro.

Denoncuesja thotë se në pamjet e kamerave të sigurisë së banesës duket qartë momenti kur gruaja i heq vetë nga veshi vathët prej floriri motrës së saj.

Ajo shpjegon se në momentin e ngjarjes motra ishte e vetme në shtëpi dhe, për shkak të gjendjes së saj shëndetësore, nuk ishte në gjendje të kuptonte plotësisht situatën.

Përmes redaksisë sonë, qytetarja u bën thirrje personave të përfshirë që të kthejnë vathët e floririt, në të kundërtën paralajmëron se do t'i drejtohet Policisë për denoncimin e rastit.

Denoncuesja kërkon ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe apelon që persona të tjerë të mos bien pre e rasteve të tilla.

Denoncimi i qytetares:

Ju lutem publikojeni.ne vidio eshte motra ime e semure ata dy persona kanë shkuar te shtëpia dhe e kane mashtruar per nje pale mbulesa divani qe kushtojnë 3000 leke te reja i kane marr motrës time 50 euro dhe nje pale vethe flori me vlerë 100 euro.ne vidio duket qartë se si mashtruesja ja heq vet nga veshi motres vethet flori.i bej thirje ti kthej vethet ose do e denoncoj ne polici.faleminderit Ne shtëpine e motres time jane kamerat e shtepisë ne fshatin Vrion Berat te premten ka ndodhur ky problem mua dhe ma tregoi nipi i sugjerova t'a denoncoj ai rasti te ju por ai nuk e beri prandaj ju shkruajta un.motra ime ka goditje ishemike ne tru ajo nuk di cfare ben.ne ate moment ishte vetem ne shtëpi prandaj dhe ata kane përfituar dhe e kane mashtruar ja kane hequr vet vethet flori nga veshi dhe ja ka mare