Lajme Zone
‘Mashtron’ kamerat me inteligjencë artificiale, krijohet këmisha që e bën trupin të padukshëm
TeknologjiReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

‘Mashtron’ kamerat me inteligjencë artificiale, krijohet këmisha që e bën trupin të padukshëm

Ajo që për syrin e njeriut duket si një model i çrregullt dhe shumë i dallueshëm, mund të funksionojë ndryshe për një sistem kompjuterik. Këmisha është krijuar për të ndërhyrë në mënyrën se si algoritmet interpretojnë format dhe tiparet që zakonisht i lidhin me një trup njerëzor.

Një stilist gjerman ka krijuar një këmishë verore me një dizajn të pazakontë, e cila synon të vështirësojë aftësinë e kamerave të sigurisë me inteligjencë artificiale për të dalluar personin që e vesh. E quajtur “Digital Camouflage” (Kamuflazhi Digjital), këmisha të kujton në pamje një model shumëngjyrësh të stilit havaian, me forma dhe kontraste abstrakte. Por pas këtij dizajni që tërheq menjëherë vëmendjen fshihet një qëllim shumë më i veçantë: të ngatërrojë sistemet e AI që përdoren për zbulimin dhe identifikimin e njerëzve. LEXO edhe...Revolucion në mjekësi, ja si inteligjenca artificiale mund të zbulojë problemet e zemrës për 2 sekonda me vetëm një EKG Krijuesi i saj, stilisti gjermant Simon Wecker, është nisur nga mënyra se si sistemet e inteligjencës artificiale mësojnë të dallojnë një person. Sipas tij, AI nuk ka një koncept të drejtpërdrejtë të asaj se çfarë është njeriu, por mëson nga miliona imazhe modelet vizuale që lidhen me praninë e një personi. Në fazat e para të analizës, sistemet shqyrtojnë elemente si konturet, kontrastet dhe teksturat. Më pas, ato përpiqen të identifikojnë forma më komplekse, si silueta e kokës dhe shpatullave, përmasat e trupit dhe mënyrën se si konturet dallohen nga sfondi. Pikërisht këto mekanizma synon të çorientojë “Digital Camouflage”. Kombinimi i formave, ngjyrave dhe kontrasteve është krijuar në mënyrë të tillë që të prishë modelet vizuale mbi të cilat mbështetet sistemi për të identifikuar një person. Më interesante është mënyra se si u krijua vetë dizajni. Weckert përdori inteligjencën artificiale për të ndërtuar modelin që më pas do të përpiqej të mashtronte sistemet e saj. Procesi u zhvillua përmes një “cikli kundërshtues” (adversarial loop). Fillimisht krijohej një model dhe i paraqitej sistemit të zbulimit. Nëse AI vazhdonte ta identifikonte lehtësisht personin, modeli modifikohej dhe testohej sërish. Ky proces përsëritej derisa aftësia e sistemit për ta dalluar personin të binte ndjeshëm. Pra, në një lloj ironie teknologjike, AI u përdor për të krijuar një veshje që synon të mashtrojë vetë AI-n. Ajo që për syrin e njeriut duket si një model i çrregullt dhe shumë i dallueshëm, mund të funksionojë ndryshe për një sistem kompjuterik. Këmisha është krijuar për të ndërhyrë në mënyrën se si algoritmet interpretojnë format dhe tiparet që zakonisht i lidhin me një trup njerëzor. Projekti ngre gjithashtu një çështje më të gjerë mbi zhvillimin e teknologjive të mbikëqyrjes. Ndërsa kamerat me AI bëhen gjithnjë e më të afta për të analizuar turmat dhe për të identifikuar njerëzit, po shfaqen edhe metoda të reja që synojnë t’i vështirësojnë këto procese. Kështu, një këmishë që në pamje të parë duket thjesht ekstravagante, kthehet në një eksperiment interesant mbi garën mes inteligjencës artificiale dhe përpjekjeve njerëzore për t’iu shpëtuar mbikëqyrjes së saj./ The Sun Xh.K/ReportTv.al Simon Wecker kemishe inteligjenca artificiale Komento Komente Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 29% Drejtësia 67.4% Nuk e di 3.6% Vota total: 3661 Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?