Lajme Zone
Mashtrimet e Veliajt për lumin Lana, ja faktet
PolitikëCNA

Mashtrimet e Veliajt për lumin Lana, ja faktet

Kryebashkiaku Erion Veliaj, në daljet e tij publike, me en...

Kryebashkiaku Erion Veliaj, në daljet e tij publike, me entuziazëm të madh fliste për projektin e lumit Lana, i cili parashikonte rehabilitimin e 1.8 km të Lanës duke nisur nga ura te Pallati me Shigjeta deri te kryqëzimi me rrugën “Teodor Keko”, së bashku me bulevardet, trotuaret, korsitë e biçikletave, gjelbërimin dhe ndërhyrjet në shtratin e lumit.

Erion Veliaj, në daljet e tij publike nga viti 2020-2024, para se të përfnte pas hekurave për akuza të rënda që lidhen me korrupsionin, shpërdorimin e detyrës, pastrimin e produkteve të veprës penale, fshehjen e pasurisë dhe futjen e sendeve të ndaluara në qeli, na tregonte se sa i bukur ishte projekti i Lanës. Projekti i zgjatimit të lumit Lana për të shmangur fryrjet e tij në disa pika kyçe të kryeqytetit u prezantua në korrik të 2024 dhe në atë kohë u raportua se do të kishte një vlerë rreth 29 milionë euro. Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, Erion Veliaj, është i njohur tashmë si një mashtrues kronik dhe listës së mashtrimeve të tij iu bashkua shpejt edhe premtimi për rehabilitimin e lumit Lana. “Një kapitull i ri për transformimin e lumit të Lanës, i cili ka nisur me punën e jashtëzakonshme të administratës së Bashkisë së Tiranës në vitet 2000-2011 (koha e Edi Ramës) dhe po vijon sot, me po të njëjtin përkushtim, për pjesën nga Pallati me Shigjeta deri te kryqëzimi i Rr. ‘Teodor Keko’”, deklaronte Veliaj. Ndërkohë, nga ana tjetër, thoshte se banorët që do të prekeshin nga ky “projekt” i rëndësishëm për zhvillimin e qytetit do të trajtoheshin me bonus qiraje dhe më pas do të përfitonin banesë falas. “Banorët që preken nga ky projekt i rëndësishëm për zhvillimin e qytetit, fillimisht do të trajtohen me bonus qiraje, e më pas do të përfitojnë banesë falas, disa herë më të mirë se ajo që kanë, e që do të ndërtohen për këtë qëllim nga Bashkia e Tiranës”, thoshte Veliaj. Në një tjetër deklaratë të tijën në vitin 2022, Veliaj shprehej se do të fillonte investimi me zgjatimin tjetër të Lanës nga Pallati me Shigjeta deri në Kashar. “Do të fillojmë investimin në zgjatimin tjetër të Lanës, nga Pallati me Shigjeta deri në Kashar. Vetëm duke pasur një korridor të tillë të gjelbër, i cili jo vetëm oksigjenon, por edhe lehtëson trafikun, ne mund të sjellim realisht Tiranën e ëndrrave që kemi projektuar”, tha Veliaj. Jemi në tetor 2026 dhe pjesa e lumit Lana nga Pallati me Shigjeta e në vazhdim është si në Mesjetë.

CNA TV ka sjellë dy ditë më parë pamjet që tregojnë se jo vetëm nuk është kryer investim, por Lana qelb nga shkarkimi i ujërave të ndotura, si dhe inertet apo mbetjet që janë hedhur në vite apo hidhen ende aty. Alarm mjedisor në Tiranë/ Lana pushtohet nga plehrat dhe inertet

30 Shtator, 21:15 “Katastrofë mjedisore” në Lanë/ Ujërat e zeza vijojnë të derdhen në lumë

30 Shtator, 20:58 Të gjitha deklaratat e Veliajt kanë mbetur në kuadër të propagandës dhe mashtrimeve.

Veliaj ka premtuar dhe prezantuar rehabilitimin dhe investimin për zgjatimin e Lanës, por e vetmja gjë që shihet në atë zonë është një katastrofë mjedisore, shkarkimi i ujërave të ndotura dhe hedhja e inerteve apo mbetjeve.

Bashkia e Tiranës nuk ka marrë asnjë masë për trajtimin e Lanës, faktet janë në terren, ujërat e ndotura dhe plehrat kanë pushtuar Lanën dhe i vetmi “investim” është aroma e keqe që shpërndahet dhe rreziku që u kanoset qytetarëve nga niveli i lartë i ndotjes.

Raporti i fundit i KLSH-së i publikuar nga CNA thellon edhe më tej skandalin duket treguar se përveçse me një mashtrim publik politik kemi të bëjmë edhe me një situatë skandaloze në menaxhimin dhe kontrollin e derdhjeve apo masave të marra për të zgjidhur problematikat në një lumë që kalon në mes të kryeqytetit ku derdhen ujërat e zeza dhe të qelb era, por diku rrezikon edhe jetët e njerëzve./ CNA “Ndotja e Lanës në nivele alarmante”/ Raporti i KLSH-së rrëzon propagandën e Veliajt 4 Tetor, 10:59 Propaganda e Veliajt qelb edhe më tej Lanën 4 Tetor, 10:26 KLSH ngre alarmin: Funksionimi i impiantit për trajtimin e ujërave të ndotura, emergjencë kombëtare 3 Tetor, 10:04 KLSH “plas” skandalin me infrastrukturën: 85 pika shkarkimi në Lanë, asnjë inventar për gropat septike 3 Tetor, 08:35 Niveli i ndotjes së Lanës alarmon KLSH-në: Kërcënim për shëndetin publik 2 Tetor, 11:26 KLSH zbulon mangësi në monitorimin e Lanës/ AKM kontrolloi vetëm 2 nga 4 stacione 2 Tetor, 09:21 Katastrofa mjedisore me ndotjen e lumit të Lanës/ KLSH: Bashkia e Tiranës, asnjë masë 1 Tetor, 15:18 Lumi Lana në klasën V, gjendje e keqe/ KLSH: Ujërat e ndotura derdhen pa trajtim 1 Tetor, 09:33 Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.