Lajme Zone
Mashtrim me call center, Bitcoin mining dhe dosja e miliona euro-ve nga Qipro, çfarë aktiviteti zhvillojnë vëllezërit Alban dhe Lorenc Xhepa?
Të tjeraPamfleti

Mashtrim me call center, Bitcoin mining dhe dosja e miliona euro-ve nga Qipro, çfarë aktiviteti zhvillojnë vëllezërit Alban dhe Lorenc Xhepa?

Sipas informacionit të ardhur në redaksi, pas këtyre bizneseve dyshohet se fshihen skema mashtrimi me investime financiare, qarkullim parash me origjinë të dyshimtë dhe mbrojtje nga segmente të policisë.

Alban Xhepa, foto ilustruese/ Nga 6 milionë eurot pasuri të sekuestruara dhe transfertat nga Qipro, te kompanitë call center, mining-u i Bitcoin-it dhe investimet fotovoltaike në fabrikën e Kasharit. Sinjalizimi në Pamfleti ngre akuza për mashtrime financiare ndaj qytetarëve europianë, qarkullim parash me origjinë të dyshimtë dhe mbrojtje policore Një sinjalizim i mbërritur në Pamfleti denoncon aktivitetet e dyshimta financiare të vëllezërve Alban dhe Lorenc Xhepa, të lidhur me një rrjet kompanish call center, restorante, pasuri të paluajtshme, investime fotovoltaike dhe aktivitetin e deklaruar të prodhimit të Bitcoin-it.

Sipas informacionit të ardhur në redaksi, pas këtyre bizneseve dyshohet se fshihen skema mashtrimi me investime financiare, qarkullim parash me origjinë të dyshimtë dhe mbrojtje nga segmente të policisë.

Alban Xhepa është emër i njohur për organet ligjzbatuese. Sipas Prokurorisë së Tiranës, ai rezultonte i dënuar tri herë në Itali për vepra penale që lidhen me trafik droge, falsifikimin dhe krimet kundër personit.

Në shkurt 2021, pas pesë vitesh hetime për pastrim parash, Prokuroria e Tiranës sekuestroi rreth 6 milionë euro pasuri të regjistruara në emër të Alban Xhepës dhe familjarëve të tij, përfshirë vëllain Lorenc Xhepa.

Hetimi kishte zbuluar transferta nga Qipro, ku shfaqej kompania TRIPDALE LIMITED, si dhe lëvizje financiare që përfshinin shoqëritë INTERNATIONAL MARKETING SOLUTIONS GLOBAL dhe GO TRADE INTERNATIONAL. Sekuestrimi përfshiu edhe kompanitë PROEDITA CONSULTING e HEAT, dy restorante në Tiranë dhe Palasë, pesë dyqane, apartamente, troje dhe dhjetë automjete.

Megjithatë, dosja që Prokuroria e kishte reklamuar si goditje ndaj pastrimit të parave përfi në sirtar. Më 26 janar 2022, hetimi u pushua dhe, sipas dokumenteve të dosjes të publikuara më vonë, Alban Xhepës iu kthyen pasuritë.

Kush i bindi prokurorët të mbyllnin një dosje me 6 milionë euro pasuri të dyshuara dhe mbi çfarë provash u justifikua origjina e parave që vinin nga Qipro? Kjo është një çështje që meriton shqyrtimin e SPAK, përfshirë mënyrën si u kryen hetimet dhe ekspertimet financiare.

Ndërkohë, bizneset e familjes u shtrinë në aktivitete të tjera. Në mars 2021, Lorenc Xhepa themeloi LUCENTLINE SOLUTIONS, me objekt shërbimet call center. Në mars 2023, ai regjistroi kompaninë NEXTGREEN DIGITS SHPK, me kapital fillestar vetëm 100 mijë lekë, duke përfshirë në objektin e aktivitetit prodhimin e kriptomonedhave përmes mining-ut dhe energjinë nga burime alternative.

Pak muaj më vonë, në godinën e kompanisë, në rrugën Jorgo Panajoti, te ish-Fabrika e Tullave Silikate në Kashar, u instalua një impiant fotovoltaik me kapacitet rreth 287 kWp, i realizuar nga Vega Solar. Kush i financoi investimet e NEXTGREEN DIGITS? A prodhohet Bitcoin në godinën e ish-fabrikës në Kashar dhe çfarë pajisjesh janë instaluar? Sa energji konsumohet, si deklarohen të ardhurat dhe çfarë dokumentacioni kanë impiantet fotovoltaike?

Regjistrimi i mining-ut në objektin e veprimtarisë nuk dëshmon se kompania e ushtron realisht këtë aktivitet. Mining-u i zakonshëm i Bitcoin-it nuk kërkon licencë financiare nga AMF, ndërsa aktiviteti energjetik dhe të ardhurat i nënshtrohen detyrimeve përkatëse ligjore.

Lorenc Xhepa figuron gjithashtu pronar i LEXBOND SYSTEMS në Estoni, duke shtuar një tjetër shoqëri jashtë Shqipërisë në listën e bizneseve të tij.

Sinjalizimi në Pamfleti ngre akuza edhe për aktivitetet call center të lidhura me vëllezërit Xhepa, të cilat dyshohet se janë përdorur për të zhvatur para nga qytetarët europianë përmes investimeve të rreme. Hetimi i kontratave me kompanitë e huaja, llogarive bankare dhe përfituesve të pagesave është rruga për të zbuluar ku kanë përfunduar paratë e denoncuara.

Më i rëndë është informacioni i mbërritur në redaksi për mbrojtjen e dyshuar policore të këtij grupi. Kush janë zyrtarët që dyshohet se u garantojnë paprekshmëri? A kanë pasur denoncime për aktivitetet e tyre dhe çfarë masash janë marrë?

SPAK dhe Agjencia e Inteligjencës Financiare kanë përpara një histori konkrete për t'u shqyrtuar, nga dosja e mbyllur e 6 milionë eurove dhe transfertat qipriote, te kompanitë call center, investimet fotovoltaike dhe aktiviteti i deklaruar i Bitcoin-it.

Përgjigjja që kërkohet është e qartë: kush i ka financuar bizneset e vëllezërve Xhepa, çfarë aktiviteti real zhvillojnë kompanitë e tyre dhe cilët zyrtarë dyshohen se u kanë ofruar mbrojtje? /Pamfleti Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia Shkëlqim Fortuzi, nga drejtor tatimesh gjatë sundimit të Saliut; rektor që kërcënon studentët të mos dalin në protestë 1 Nëntor 2026, 10:4010:40Anti-Mafia Pas Malit të Zi, oligarku i Orbanit shtrin tentakulat në Maqedoni; Data Center-at shqiptarë objektivi i radhës? 31 Tetor 2026, 18:1418:14Anti-Mafia Ermal Gjinaj, “katalizatori” i parave të korrupsionit me fondet publike të Ogerta Manastirliut 30 Tetor 2026, 10:2010:20Anti-Mafia Hajdutët e fondeve të fermerëve/ Nga Frida Krifca te servilët e pushtetit, milionat e BE-së përfunduan te njerëzit e partisë 29 Tetor 2026, 15:2715:27Anti-Mafia Tenderë pa garë, ryshfet dhe afera pa fund/ Raporti tronditës: Shteti i Ramës, i kapur nga oligarkët! 28 Tetor 2026, 20:4420:44Anti-Mafia Rektori Fortuzi fut Universitetin e Durrësit në “lavatriçen” Durana Tech Park, presion pedagogëve për protestat 28 Tetor 2026, 11:2311:23Anti-Mafia