Lajme Zone
“Dorëheqje”/ Protestuesit nisen drejt Kryeministrisë, hedhin fishekzjarre
PolitikëPamfleti

“Dorëheqje”/ Protestuesit nisen drejt Kryeministrisë, hedhin fishekzjarre

Tubimi nisi para Ministrisë së Arsimit, ku studentët u mblodhën për të përsëritur kërkesat e tyre. Më pas, protestuesit u nisën drejt godinës së qeverisë.

Protestuesit nisen drejt Kryeministrisë Një ditë pas protestës kombëtare, ku pati përplasje me policinë edhe sot, të rinjtë studentë dhe gjimnazistë, të mbështetur dhe nga aktivistë e qytetarë po marshojnë nga Ministria e Arsimit drejt Kryeministrisë. Pavarësisht kushteve atmosferike të reshjeve të shiut, të rinjtë nuk janë penguar të shprehin revoltën e tyre ndaj qeverisë Rama. As shiu nuk e ndalon dot revoltën. Studentët dhe qytetarët kanë vijuar edhe sot protestën, duke mbushur rrugët e Tiranës. Teksa po marshojnë nga Ministria e Arsimit drejt Kryeministrisë, ata kanë hedhur fishekzjarre dhe kanë lëshuar thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Tubimi nisi para Ministrisë së Arsimit, ku studentët u mblodhën për të përsëritur kërkesat e tyre. Më pas, protestuesit u nisën drejt godinës së qeverisë. Marshimi i protestuesve Prej 20 ditësh, studentët kanë organizuar tubime dhe marshime, ndërsa kërkesat e tyre kanë kaluar përtej çështjeve universitare. Krahas kërkesave për arsimin, protestuesit kërkojnë tashmë largimin e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme.

Një nga çështjet që ka shoqëruar protestën është edhe refuzimi i dialogut me kryeministrin. Edi Rama u ka bërë disa herë ftesë studentëve për t'u ulur në tryezën e bisedimeve, por ata kanë kundërshtuar, duke kërkuar më parë plotësimin e kërkesave të tyre.

Protestës së studentëve i janë bashkuar edhe qytetarë, pedagogë dhe përfaqësues të grupeve të ndryshme shoqërore. dfdefpng capture 9 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, policia dhe FNSH 'blindojnë' zonën; autoboti i ujit në gatishmëri 1 Nëntor 2026, 16:4016:40Aktualitet Rama flet për ndërhyrje të Iranit, policia arreston amerikanin e dytë në protestat e Tiranës 1 Nëntor 2026, 12:2912:29Aktualitet Raporti i OECD-së: Shqipëria ka modelin më të centralizuar të dixhitalizimit në rajon 1 Nëntor 2026, 09:5409:54Aktualitet Bilanci i protestës së djeshme në Tiranë: 6 të arrestuar, 3 të proceduar dhe 2 në kërkim 1 Nëntor 2026, 09:3909:39Aktualitet Protestat/ Ermal Hasimja: Opozita nuk jep garanci, Berisha mban Ramën në pushtet 1 Nëntor 2026, 08:4708:47Aktualitet Dy botë në një shesh: Studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës 1 Nëntor 2026, 08:1408:14Aktualitet