Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiç, ka kundërshtuar deklaratën e komisioneres evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, e cila pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së tha se Dhomat e Specializuara të Kosovës janë një organ "i pavarur dhe i paanshëm" dhe se vendimet e tyre duhet të respektohen. "Nuk i takon Marta Kos-it ta paragjykojë këtë çështje", shkruan Mishetiç, duke theksuar se ende mbetet për t'u përcaktuar nëse Dhomat e Specializuara kanë vepruar në mënyrë të paanshme në çështjen ndaj Hashim Thaçit. LEXO edhe...Nga Pavarësia te dënimi në Hagë,Hashim Thaçi zgjodhi këtë kravatë në dy momentet më historike të Kosovës (VIDEO) Në reagimin e tij, avokati i Thaçit i referohet edhe një raporti të Komitetit për të Drejtat e Njeriut të Shoqatës së Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit, të publikuar në maj 2026. Sipas tij, raporti ngre shqetësime për pavarësinë gjyqësore, barazinë e palëve, pranueshmërinë e provave dhe mënyrën e funksionimit praktik të Dhomave të Specializuara. Nga ana tjetër, vetë Dhomat e Specializuara kanë kundërshtuar disa interpretime të raportit, duke theksuar se ai nuk ka konstatuar shkelje të të drejtave të të akuzuarve nga vendimet e gjyqtarëve. Me këtë reagim, Mishetiç kërkon që vlerësimi për paanshmërinë e Gjykatës Speciale të mos trajtohet si një çështje e mbyllur, por të lihet në vlerësimin e procesit gjyqësor. U.D/Xh.K/ReportTv.al Gjyqi ndaj UCK ne Hage hashim thaci luka mishetic Komento Komente Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 5.9% Të gabuar 89.4% Nuk e di 4.7% Vota total: 3305 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?

