Lajme Zone
Marrëveshjet me Shqipërinë, Dhoma e Deputetëve e Parlamentit italian miraton projektligjin për ratifikimin
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Marrëveshjet me Shqipërinë, Dhoma e Deputetëve e Parlamentit italian miraton projektligjin për ratifikimin

Lajmi është bërë i ditur përmes njoftimit të ambasadës shqiptare në Itali në një postim në X. Bëhet fjalë për gjashtë marrëveshje e gjashtë memorandume për bashkëpunime në fusha të ndryshme, kryesisht te mbrojtja, siguria, shëndetësia etj që synojnë forcimin e partneritetit mes dy vendeve.

Dhoma e Deputetëve të Parlamentit italian ka miratuar projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit Strategjik me Shqipërinë që u nënshkrua vitin e kaluar në Romë. Lajmi është bërë i ditur përmes njoftimit të ambasadës shqiptare në Itali në një postim në X. Bëhet fjalë për gjashtë marrëveshje e gjashtë memorandume për bashkëpunime në fusha të ndryshme, kryesisht te mbrojtja, siguria, shëndetësia etj që synojnë forcimin e partneritetit mes dy vendeve. LEXO edhe...Nënshkruhet në Gjenova Akti i Themelimit dhe Statuti i shoqërisë ‘Fincantieri Albania’, Nufi: Partneriteti, investim i rëndësishëm në zhvillimin e industrisë detare shqiptare! “Dhoma e Deputetëve e Parlamentit italian miratoi projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit Strategjik me Shqipërinë, të nënshkruar në Romë më 13 nëntor 2025. Marrëveshja krijon një kuadër të gjerë bashkëpunimi mes dy vendeve në fusha si energjia, mbrojtja e mjedisit, siguria dhe mbrojtja, menaxhimi i migracionit, drejtësia, infrastruktura, shëndetësia, bujqësia, turizmi, arsimi, inovacioni dhe mbështetja për diasporën shqiptare. Marrëveshja do të forcojë me tej partneritetin strategjik mes Italisë dhe Shqipërisë dhe do të mbështesë procesin e integrimit europian të vendit tone. Faleminderit, Itali!”, thuhet në njoftim. ?? Dhoma e Deputetëve e Parlamentit italian miratoi projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit Strategjik me Shqipërinë, të nënshkruar në Romë më 13 nëntor 2025.Marrëveshja krijon një kuadër të gjerë bashkëpunimi mes dy vendeve në fusha si energjia, mbrojtja… pic.twitter.com/mePw6vcSi7 — Albania in Italy (@AlEmbassyItaly) August 5, 2026 P.J/ReportTv.al mbledhja shqiperi-itali shqiperi itali Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 34.1% Jo 60.3% Nuk e di 5.6% Vota total: 645 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?