Rama dhe Pacolii Kompania MABCO, në pronësi të biznesmenit Behgjet Pacolli, ka paralajmëruar se do t'i drejtohet arbitrazhit ndërkombëtar pas vendimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për të nisur procedurat e zgjidhjes së kontratës koncesionare të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, për shkak të mosrespektimit të afateve të përfundimit të projektit.
Në një reagim publik, Pacolli deklaron se kompania nuk ka marrë ende asnjë njoftim zyrtar nga autoritetet shqiptare dhe se është informuar për zhvillimin vetëm përmes mediave.
"Për një investim strategjik me rëndësi kombëtare, është e papranueshme që investitori të informohet nga mediat dhe jo nga institucionet shtetërore. Nëse ky lajm rezulton i vërtetë, atëherë shteti shqiptar po zgjedh me vetëdije rrugën e arbitrazhit ndërkombëtar. MABCO ka bërë çdo përpjekje për ta shmangur këtë skenar dhe për të gjetur një zgjidhje institucionale", shprehet Pacolli.
Sipas tij, kompania ka kërkuar vazhdimisht një zgjidhje institucionale, por pretendon se është përballur me pengesa nga vetë institucionet shtetërore, të cilat, sipas tij, fillimisht bllokuan përfundimin e projektit dhe tani po përdorin të njëjtat vonesa si argument për ndërprerjen e kontratës.
"Ky arbitrazh do të jetë pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhencës, veprimeve të kundërligjshme dhe papërgjegjshmërisë së disa përfaqësuesve të institucioneve shtetërore, e veprimeve të elementëve që, nën mbulesën e institucioneve, kanë vepruar jashtë ligjit, si dhe e dështimit të një sistemi drejtësie të ndikuar për të garantuar zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të investitorit", shkruan ai.
Pacolli bën me dije se MABCO ka investuar mbi 320 milionë euro në projekt dhe se kishte përmbushur pothuajse të gjitha detyrimet kontraktore, duke qenë pranë fazës së certifikimit të aeroportit.
Ai pretendon se, edhe pse Gjykata e Lartë i riktheu kompanisë të drejtën e administrimit të aeroportit, MABCO u pengua për muaj me radhë të hynte në kantier pas konfliktit me punonjësit e ortakut Valon Ademi.
"Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, grupe që veprojnë në mënyrë arbitrare dhe jashtë ligjit, me mbështetje ose tolerim institucional, penguan MABCO-n të hynte në kantier dhe të përfnte projektin. Për muaj të tërë, në prani të Policisë së Shtetit, investitori u mbajt jashtë pronës së tij, ndërsa pajisje me vlerë u dëmtuan, u shkatërruan dhe një pjesë edhe u vodhën", thekson Pacolli.
Sipas biznesmenit, nëse procedura për zgjidhjen e kontratës konfirmohet zyrtarisht, kompania do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore për mbrojtjen e interesave të saj, përfshirë arbitrazhin tregtar ndërkombëtar kundër Republikës së Shqipërisë.
Reagimi i plotë i Behgjet Pacollit
Sot Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur procedurën për zgjidhjen e Kontratës së Koncesionit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Deri në këtë moment, MABCO Constructions SA nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtar nga Autoriteti Kontraktor. Për një investim strategjik me rëndësi kombëtare, është e papranueshme që investitori të informohet nga mediat dhe jo nga institucionet shtetërore.
Nëse ky lajm rezulton i vërtetë, atëherë shteti shqiptar po zgjedh me vetëdije rrugën e arbitrazhit ndërkombëtar. MABCO ka bërë çdo përpjekje për ta shmangur këtë skenar dhe për të gjetur një zgjidhje institucionale. Fatkeqësisht, përballë papërgjegjshmërisë, heshtjes dhe veprimeve të paligjshme të disa përfaqësuesve shtetërorë, çdo mundësi për zgjidhje është mbyllur .
Ky arbitrazh do të jetë pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhencës, veprimeve të kundërligjshme dhe papërgjegjshmërisë së disa përfaqësuesve të institucioneve shtetërore, e veprimeve të elementëve që, nën mbulesën e institucioneve, kanë vepruar jashtë ligjit, si dhe e dështimit të një sistemi drejtësie të ndikuar për të garantuar zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të investitorit.
Nuk kam dëshiruar kurrë që taksapaguesit shqiptarë të paguajnë faturën e neglizhencës, papërgjegjshmërisë dhe vendimeve të paligjshme të zyrtarëve që sot vazhdojnë të sillen me indiferencë, sepse ata nuk mbajnë asnjë përgjegjësi personale. Dëmin nuk e paguajnë ata, por qytetarët shqiptarë dhe biznesi.
MABCO është ekspozuar financiarisht me mbi 320 milionë euro, pa përfshirë humbjen e fitimit dhe kostot ligjore. Kompania kishte përfunduar pothuajse të gjitha detyrimet kontraktore dhe ndodhej vetëm pak para fazës së certifikimit të aeroportit.
Megjithatë, pas vendimit të Gjykatës së Lartë, grupe që veprojnë në mënyrë arbitrare dhe jashtë ligjit, me mbështetje ose tolerim institucional, penguan MABCO-n të hynte në kantier dhe të përfnte projektin. Për muaj të tërë, në prani të Policisë së Shtetit, investitori u mbajt jashtë pronës së tij, ndërsa pajisje me vlerë u dëmtuan, u shkatërruan dhe një pjesë edhe u vodhën.
Paradoksi është i qartë: nga njëra anë institucionet penguan përfundimin e projektit, ndërsa nga ana tjetër kërkojnë ta përdorin këtë pengesë si arsye për zgjidhjen e kontratës.
Kjo bie ndesh me vendimin e Gjykatës së Lartë, me Kontratën e Koncesionit, me Marrëveshjen Dypalëshe për Mbrojtjen e Investimeve ndërmjet Zvicrës dhe Shqipërisë dhe me parimin universal të së drejtës se askush nuk mund të përfitojë nga sjellja e vet e paligjshme.
Nëse procedura konfirmohet, MABCO do të mbrojë të drejtat e saj me të gjitha mjetet juridike, përfshirë provat dhe faktet qe posedon kundër secilit qe ka shkaktuar këtë skandal të turpshëm e deri të ARBITRAZHI tregtar ndërkombëtar kundër Republikës së Shqipërisë.
Ky nuk është një kërcënim. Është pasoja juridike e veprimeve joligjore dhe mosveprimeve të papërgjegjshme të përfaqësuesve të institucioneve shtetërore. anulimit të koncesionit të aeroportit të vlorës pacolli arbitrazh Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Zjarri në Rriban të Mallakastrës del jashtë kontrollit, kërkohet ndërhyrje urgjente nga ajri 5 Gusht 2026, 09:0109:01Aktualitet Zgjerimi i mbikalimit të Rinasit, bllokohet autostrada Tiranë-Durrës; datat dhe oraret 5 Gusht 2026, 08:4708:47Aktualitet “Shqiptarët duhet të bashkohen dhe të kërkojnë të drejtat e tyre…”/ Çfarë sugjeronte Sami Frashëri në manifestin e tij politik? 5 Gusht 2026, 07:3707:37Aktualitet Temperatura përvëluese, mësoni si do të jetë moti për sot 5 Gusht 2026, 07:1207:12Aktualitet Marshimi rrugëve të Tiranës, protestuesit mbyllin tubimin; thirrje për më shumë pjesëmarrje 4 Gusht 2026, 22:2522:25Aktualitet Mbyllet tubimi i 66-të para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin rrugëve të Tiranës 4 Gusht 2026, 21:3921:39Aktualitet

