Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

LIVE- Rama me xhiro me skaf në Dhërmi, “SPAK ta hetojë”, aktivisti Edison Lika mesazh kryeministrit: Shijo pushimet e fundit të lirisë


Aktivisti Edison Lika, gjatë protestës së 67-t komentoi fotot që qarkulluan në rrjetet sociale dhe që tregojnë kryeministrin Edi Rama duke lundruar me skaf në Dhërmi.

Aktivisti Edison Lika, gjatë protestës së 67-t komentoi fotot që qarkulluan në rrjetet sociale dhe që tregojnë kryeministrin Edi Rama duke lundruar me skaf në Dhërmi. Duke folur para protestuesve, Lika iu drejtua kryeministrit me një mesazh politik, ndërsa deklaroi se protestat do të vijojnë edhe gjatë muajit gusht. “Në ditën e 67 të kësaj proteste kanë qarkulluar disa foto në të cilat shihet ish-kryeministri Rama menjë skaf. Nga ky shesh i themi Shijo pushimet e fundit në liri. Ky shesh do vazhdojë të jetë plot çdo ditë të këtij gushti sepse pushimet tona janë. Ky objekt që është pas nesh që është objekti I kryeministrisë, nuk ka qenë kurrë më i përfaqësuar se nga ju që jeni në shesh. I drejtohemi SPAK me thirrjet, Hetoni Ramën”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb