Lajme Zone
Marrëveshja me Beogradin, Bushati ngre alarmin: Konsullata serbe në Shkodër do të ishte gabim strategjik
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Marrëveshja me Beogradin, Bushati ngre alarmin: Konsullata serbe në Shkodër do të ishte gabim strategjik

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bushati shprehet se shpreson që lajmi i bërë publik nga pala serbe të mos jetë i vërtetë, duke e cilësuar një zhvillim të tillë si të gabuar si në planin strategjik, ashtu edhe në atë taktik.

Ish ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka reaguar pas raportimeve për një marrëveshje të pretenduar mes ministrit të Jashtëm të Serbisë dhe homologut shqiptar për hapjen e një Konsullate të Serbisë në Shkodër.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bushati shprehet se shpreson që lajmi i bërë publik nga pala serbe të mos jetë i vërtetë, duke e cilësuar një zhvillim të tillë si të gabuar si në planin strategjik, ashtu edhe në atë taktik. "Uroj që lajmi i dhënë nga ministri i Jashtëm serb dhe ujdia e pretenduar me homologun shqiptar për hapjen e Konsullatës së Serbisë në Shkodër të mos jetë e vërtetë. Në planin strategjik do të ishte e gabuar. Një konsullatë e Serbisë në Shkodër nuk reflekton realitetin historik, peshën e pakicës serbe në zonë dhe vendos padrejtësisht shenja barazimi me shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës", shkruan Bushati. Sipas tij, një vendim i tillë do të ishte i papërshtatshëm edhe për shkak të klimës aktuale politike në rajon. "Po aq e gabuar do të ishte edhe në planin taktik, teksa gjuha e zyrtarëve të lartë të Serbisë është në kulmin e ekstremitetit në raport me spastrimin etnik në Kosovë. Dhe një karshillëk ndaj Malit të Zi, kur dihet se Serbia nuk ka hequr dorë nga praktikat asimiluese ndaj pakicës malazeze që jeton në Shqipëri", thekson ish-kryediplomati. Reagimi i Bushatit vjen pasi ministri i Jashtëm i Serbisë deklaroi se është arritur dakordësi me palën shqiptare për hapjen e një konsullate serbe në Shkodër.

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriç, ka bërë të ditur se Serbia dhe Shqipëria kanë arritur një marrëveshje në parim për hapjen e përfaqësive konsullore në Shkodër dhe Bujanoc.

Në një intervistë për “Radio Beogradin”, Gjuriç ka thënë se është i kënaqur me bisedimet që ka zhvilluar me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha.

“Jam i kënaqur që pata bisedime shumë të mira me ministrin e ri të Jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha, me të cilin arritëm një marrëveshje në parim për hapjen e zyrave konsullore në Shkodër dhe Bujanoc”, deklaroi ai.

Bujanoci, së bashku me Preshevën dhe Medvegjën, përbën rajonin e njohur si Lugina e Preshevës, ku jeton komuniteti më i madh i shqiptarëve etnikë në Serbi, jashtë Kosovës.

Sipas regjistrimit zyrtar të popullsisë në Serbi të vitit 2022, në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë jetojnë 57.710 shqiptarë me banim të përhershëm, të cilët përbëjnë rreth 71 për qind të popullsisë së këtij rajoni. Megjithatë, përfaqësues politikë dhe organizata shqiptare në Luginë kanë kundërshtuar këto shifra, duke argumentuar se numri real i shqiptarëve është dukshëm më i lartë, pasi mijëra qytetarëve u janë pasivizuar adresat e banimit.

Në anën tjetër, sipas regjistrimit të popullsisë në Shqipëri të vitit 2023, 584 persona janë deklaruar me përkatësi etnike serbe në Shkodër, ndërsa 511 si malazezë. Këto shifra janë dukshëm më të ulëta krahasuar me numrin e shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës, e cila deri më tani nuk ka pasur një konsullatë shqiptare./ Pamfletikonsullata serbe në shkodër Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Pse mediat ndërkombëtare po e rikthejnë Zvërnecin në qendër të protestës kundër Edi Ramës? 30 Korrik 2026, 10:2710:27Politike Gara për Tiranën, Braçe ‘sfidon’ Ramën: Kandidati nuk mund të emërohet, të bëhen zgjedhje brenda partisë 29 Korrik 2026, 22:5222:52Politike ‘Godet’ Blendi Gonxhe: Vërtet i dhamë 4.2 mln euro Kanye West, por vizitorët na sollën miliona 29 Korrik 2026, 22:4422:44Politike Këshilli i Evropës i 'tërheq veshin' qeverisë: Reforma territoriale, jo me nxitim dhe konsultime formale 29 Korrik 2026, 22:3122:31Politike Merz rrëzon narrativën e Ramës për integrimin, sheh vetëm Malin e Zi në BE brenda dekadës 29 Korrik 2026, 22:1422:14Politike “PS ka luftë të brendshme”, deklarata e fortë e Braçes: Disa kolegë duan të më eliminojnë politikisht! 29 Korrik 2026, 22:0222:02Politike