Lajme Zone
Marjana Koçeku flet për CNN International, në fokus protestat e të rinjve në Shqipëri dhe Serbi
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Marjana Koçeku flet për CNN International, në fokus protestat e të rinjve në Shqipëri dhe Serbi

Deputetja e pavarur e Kuvendit të Shqipërisë, Marjana Koçeku, ishte e ftuar në CNN International, në një intervistë të zhvilluar nga gazetarja e njohur Christiane Amanpour dhe Catherine Bennhold, gazetare e “The New York Times”.

Deputetja e pavarur e Kuvendit të Shqipërisë, Marjana Koçeku, ishte e ftuar në CNN International, në një intervistë të zhvilluar nga gazetarja e njohur Christiane Amanpour dhe Catherine Bennhold, gazetare e “The New York Times”. Intervista u përqendrua te protestat studentore dhe mobilizimi i të rinjve, me vëmendje të veçantë ndaj zhvillimeve të fundit politike në Shqipëri.

Gjatë bisedës, Koçeku prezantoi para publikut ndërkombëtar shqetësimet dhe kërkesat e të rinjve shqiptarë, duke theksuar rëndësinë e reagimit të institucioneve ndaj tyre dhe nevojën për më shumë përgjegjshmëri dhe llogaridhënie.

Deputetja foli gjithashtu për vendimin e saj për t’u larguar nga Partia Socialiste gjatë verës së këtij viti dhe për t’iu bashkuar protestave qytetare. Ajo shpjegoi se ky qëndrim lidhet me bindjen se, përmes angazhimit të drejtpërdrejtë në mbështetje të protestuesve, mund të kontribuojë në mënyrë më të ndershme në adresimin e shqetësimeve të tyre.

Koçeku mbrojti legjitimitetin e kërkesave të protestuesve, duke nënvizuar se ato meritojnë vëmendjen e qeverisë dhe një përgjigje konkrete nga institucionet përgjegjëse.

“Protestat që nisën nga studentët gjatë javës së fundit në Shqipëri kanë të bëjmë më shumë se sa thjesht me arsimin. Është një ndërthurje e qeverisjes së dobët dhe e një partie politike shumë të fuqishme dhe e institucioneve që nuk janë në gjendje të funksionojnë mbi parimet e transparencës”, tha Koçeku.

Gjatë intervistës u diskutua edhe situata politike në Serbi dhe protestat studentore atje. E pyetur nga Christiane Amanpour për zhvillimet në vendin fqinj, Koçeku u shpreh se një fitore e listës së studentëve kundër presidentit Aleksandar Vuçiç do të ishte një arritje jo vetëm për të rinjtë serbë, por për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Sa u përket protestave në Beograd dhe studentëve, qëndresa dhe këmbëngulja e tyre janë gjithashtu shumë frymëzuese, sidomos duke pasur parasysh realitetin politik dhe shoqëror të atij vendi, nën regjimin e Vuçiç. Dhe të gjithë ne po presim me interes zgjedhjet dhe pjesëmarrjen e studentëve në to, sepse besoj se kjo do të ketë padyshim ndikim, veçanërisht në vendet fqinje të Ballkanit Perëndimor”, u shpreh Koçeku.

Pjesëmarrja e deputetes shqiptare në këtë intervistë ndërkombëtare solli në vëmendje zhvillimet politike në Shqipëri, kërkesat e brezit të ri dhe sfidat që lidhen me përfaqësimin, ndryshimin dhe përgjegjshmërinë demokratike në rajon. Top Channel