Lajme Zone
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Mallakastër/ Flakët në masivin pyjor të Lofkendit jashtë kontrollit, rinis ndërhyrja nga ajri me helikopter (VIDEO)


Ka rifilluar mëngjesin e sotëm ndërhyrja nga ajri në masivin pyjor të Lofkendit ne Mallakastër, për shuarjen e flakëve që prej ditësh po djegin sipërfaqe të mëdha toke. Pavarësisht ditësh ‘luftë’ me flakët, zjarri vijon të mbetet i përmasave të mëdha, duke rrezikuar përhapjen në një perimetër më të gjerë. LEXO edhe...Del jashtë kontrollit zjarri në Mallakastër, digjen masivë me pisha! Flakët kaloj

Ka rifilluar mëngjesin e sotëm ndërhyrja nga ajri në masivin pyjor të Lofkendit ne Mallakastër, për shuarjen e flakëve që prej ditësh po djegin sipërfaqe të mëdha toke. Pavarësisht ditësh ‘luftë’ me flakët, zjarri vijon të mbetet i përmasave të mëdha, duke rrezikuar përhapjen në një perimetër më të gjerë. LEXO edhe...Del jashtë kontrollit zjarri në Mallakastër, digjen masivë me pisha! Flakët kalojnë rrugën e Panahorit (VIDEO) Gjatë orëve të pasdites së djeshme, flakët kanë përparuar me shpejtësi në masivet pyjore duke djegur pisha. Situata më kritike paraqitet në fshatrat Panahor, Çyçen, Riban dhe Ngraçan. Ndonëse në terren janë angazhuar zjarrfikëse nga disa bashki, kryebashkiaku i Mallakastrës deklaroi dje se ka qenë e pamundur nga forcat zjarrfikëse që vatrat të izolohen. Ndërkohë situata e zjarreve në fshatrat Panahor, Ngracan, Riban dhe Ndrenie paraqitet si më poshtë: Në zonën e Panahorit, zjarri vazhdon me intensitet të lartë, duke u përhapur në drejtim të fshatrave Panahor dhe Çyçen, me tendencë për zgjerim edhe drejt fshatit Cfir.Mbi fshatin Ngracan, zjarri vijon të jetë aktiv me intensitet më të ulët, por me drejtim përhapjeje drejt zonës së banuar.Në fshatin Riban, zjarri mbetet aktiv në pjesën e brendshme të masivit pyjor me pisha.Zjarri vazhdon me përmasa dhe intensitet të konsiderueshëm edhe në drejtim të masivit pyjor të Ndrenies dhe Vloshtit.Aktualisht, në terren janë angazhuar: 4 mjete zjarrfikëse;25 efektivë të MZSH-së;30 forca bashkiake;50 trupa të Forcave të Armatosura.Duke marrë në konsideratë terrenin e vështirë, shtrirjen e gjerë të vatrave të zjarrit, masivin pyjor të prekur, si dhe rritjen e rrezikut gjatë orëve të mesditës për shkak të temperaturave dhe erës, kërkojmë mbështetje urgjente me ndërhyrje nga ajri, me të paktën dy helikopterë, në kohën më të shpejtë të mundshme. Lajm në përditësim... R.Xh/E.H/ReportTv.al Fier mallakaster zjarret 2026 Zjarrfikësit helikopter Riban Ngracani Komento Komente Fieraku: 06/08/2026 07:46 Te kthehen mallakastriotet nga Fieri e te vene ta fikin zjarrin Përgjigju Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 34.6% Jo 60.2% Nuk e di 5.2% Vota total: 1064 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?