Lajme Zone
VIDEO/ Dy supergola dhe një asist nga Lionel Messi, Inter Miami përmbys 4-2 Atleticon
SportReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

VIDEO/ Dy supergola dhe një asist nga Lionel Messi, Inter Miami përmbys 4-2 Atleticon

Në ndeshjen e parë të Kupës së Ligës, Inter Miami iu fal formës së 'Pleshtit' për të marrë tri pikët kundër meksikanëve të Atletico San Luis.

MIAMI, SHBA - Kupa e Ligës e cila zhvillohet me klubeve të Amerikës së Veriut dhe asaj Qendrore nisi garën mëngjesin e sotëm me kohën në Shqipëri. Në 'Nu Stadium' të Miamit, Inter Miami fitoi 4-2 me përmbysje kundër meksikanëve të Atletico San Luis duke marrë tri pikët e para falë shkëlqimit të Lionel Messit. Vendasit u befasuan pasi San Luis kaloi në epërsi pas vetëm katër minutave lojë me David Rodriguez. Reagimi i Inter Miamit ishte i menjëhershëm dhe barazimi 1-1 u vendos në minutën e 11-të. Allen hodhi një top në zonë dhe Messi 'fluturimthi' me një penallti në lëvizje ia la topin pas krahëve portierit Sanchez. LEXO edhe...Përplasje Trump-Hegseth për mungesën e raketave në ushtrinë amerikane? Shtëpia e Bardhë reagon pas raporteve të mediave Në minutën e 25-të vendasve iu anulua një gol për pozicion jashtë loje, por vetëm disa sekonda më vonë Segovia kaloi Inter Miamin në epërsinë 2-1. Fundi i pjesës së parë ishte fatal për Atleticon, kjo pasi Inter Miami shënoi dy gola. Në minutën e 44-t, Allen asistoi sërish për Messin dhe 'Pleshti' shënoi golin e dytë personal për rezultatin 3-1. Në shtesën e shtatë Micael shënoi edhe golin e katërt për Inter Miamin, kjo me asist të Lionel Messit. Në fraksionin e dytë miqtë shkurtuan me Llorenten për 4-2, por tri pikët shkuan për Inter Miamin. Share S.Dh/ReportTv.al Atlético San Luis inter miami SHBA lionel messi Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 34.8% Jo 60.3% Nuk e di 4.9% Vota total: 1121 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?