Banorët e Divjakës janë ngritur për të gjashtën mbrëmje ditën e djeshme në protestë kundër propozimit të PS për hartën e re territoriale. Divjakasit janë të vendosur të vazhdojnë të shprehin kundërshtinë e tyre për shkrirjen e bashkisë Divjakë me bashkinë Lushnje, e cila parashikohet në propozimin e paraqitur nga PS. LEXO edhe...Ben Blushi: Ndarja territoriale, a ka ardhur koha ta zhdukim Jugun dhe Veriun? Në fjalimet e mbajtura gjatë protestës, përveç kundërshtisë me reformën territoriale, banorët kërkojnë mbështetjen e deputetëve që kanë marrë votat e tyre si majtas dhe djathtas që shkrirja e bashkisë Divjakë të mos realizohet. Gjithashtu ata janë shprehur se do të vijojnë protestën derisa qeveria të anulojë projektin për bashkimin e Divjakës me Lushnjen. Në përfundim protestuesit vazhduan ritualin e përnatshëm duke marshuar rrugëve të qytetit të Divjakës. R.Xh/ReportTv.al proteste reforma territoriale divjakë lushnje Fier Komento Komente Kastriot: 06/08/2026 09:06 LUSNJA JONE QYTET PASTMASI KAPI LEPRIN E PERPLASI Përgjigju Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 34.8% Jo 60.3% Nuk e di 4.9% Vota total: 1121 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?
