Lajme Zone
The Washington Post: Shqipëria, një destinacion turistik me identitetin e vet
KulturëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

The Washington Post: Shqipëria, një destinacion turistik me identitetin e vet

The Washington Post arrin në përfundimin se Shqipëria nuk duhet të krahasohet me vendet fqinje, pasi forca e saj qëndron pikërisht te identiteti autentik. Sipas autores, kujtimet më të bukura nuk lidhen vetëm me plazhet mahnitëse, por edhe me mikpritjen, jetën në fshat, gatimet tradicionale dhe përvojat unike që e bëjnë Shqipërinë një destinacion të veçantë.

Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen ndërkombëtare si një nga destinacionet turistike më tërheqëse në Evropë. Megjithatë, sipas një reportazhi të publikuar nga The Washington Post, vendi nuk duhet të shihet vetëm si një alternativë më e lirë e Italisë, Greqisë apo Kroacisë. Gazetarja rrëfen përvojën e saj gjatë një udhëtimi njëjavor në veri dhe jug të Shqipërisë, duke theksuar se vendi ofron një ndërthurje të veçantë të natyrës, mikpritjes dhe autenticitetit, që e dallon nga destinacionet e tjera mesdhetare. LEXO edhe...Francezët zgjerojnë epërsinë në Airbnb-të shqiptare, gjermanët të dytët por pesha e tyre në rënie Udhëtimi nis në qarkun e Shkodrës, ku peizazhet me liqene të qeta, fshatrat tradicionale dhe bujtinat familjare krijojnë një atmosferë larg turizmit masiv. Një nga ndalesat ishte “Bujtina Rragam”, ku autorja përshkruan mikpritjen shqiptare, gatimet tradicionale dhe qetësinë e natyrës si ndër përvojat më të paharrueshme të udhëtimit. Më pas, reportazhi zhvendoset në Himarë dhe Livadh, ku plazhet me ujëra të kristalta vazhdojnë të tërheqin turistë nga e gjithë bota. Megjithatë, artikulli vëren se zhvillimi i shpejtë i turizmit po ndryshon peizazhin bregdetar, me hotele, resorte dhe projekte të reja infrastrukturore që po ndërtohen përgjatë vijës bregdetare. Sipas të dhënave të përmendura në artikull, Shqipëria priti mbi 11.6 milionë vizitorë të huaj gjatë vitit 2024, duke shënuar një rritje prej më shumë se 82% krahasuar me vitin 2019. Ndërkohë, autoritetet shqiptare deklarojnë se synimi është zhvillimi i një turizmi të qëndrueshëm, duke shmangur mbingarkesën që karakterizon disa destinacione të tjera të Mesdheut. Në përfundim, The Washington Post arrin në përfundimin se Shqipëria nuk duhet të krahasohet me vendet fqinje, pasi forca e saj qëndron pikërisht te identiteti autentik. Sipas autores, kujtimet më të bukura nuk lidhen vetëm me plazhet mahnitëse, por edhe me mikpritjen, jetën në fshat, gatimet tradicionale dhe përvojat unike që e bëjnë Shqipërinë një destinacion të veçantë. R.Xh/ReportTv.al shqiperi turizmi bregdeti shqiptar riviera shqiptare Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 35.1% Jo 60.1% Nuk e di 4.8% Vota total: 1201 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?