Dronët ukrainas goditën gjatë natës rafinerinë ruse të naftës në Jaroslavl, të pestën më të madhe në vend, rreth 700 kilometra nga kufiri me Ukrainën. Lajmin e raportuan mediat lokale, sipas të cilave nga sulmi janë goditur edhe disa banesa të civilëve. LEXO edhe...Njihuni me 'vejushat e zeza' të Rusisë, zbardhet skema e mashtrimit: Martohen me ushtarët para se të nisen në luftë, për të marrë milionat e kompensimit në rast vdekjeje Nga ana tjetër, tre civilë mbetën të vrarë gjatë një sulmi rus në Balakliia, në Ukrainë. Lajmin e bënë të ditur autoritetet lokale përmes Telegramit. Ndërkohë një avion i DHL u përplas në një lartësi prej 400 metrash me një objekt fluturues të paidentifikuar mbrëmjen e djeshme në qiellin mbi Lajpcig të Gjermanisë. Më pas, avioni u ul në mënyrë të sigurt në Hanover, ku u konstatuan dëmtime në pjesën e përparme të tij. Lajmin e raportoi gazeta Bild, pasi në të njëjtin aeroport u gjet një dron me lëndë shpërthyese pranë një avioni ukrainas. Ende nuk është e qartë nëse ngjarjet janë të lidhura me njëra-tjetrën dhe nëse bëhet fjalë për të njëjtin dron, i cili fillimisht u përplas me avionin e mallrave të DHL-së dhe më pas u gjet në tokë pranë avionit ukrainas, apo për dy objekte të ndryshme. Sistemi kundër dronëve i aeroportit kishte identifikuar në fakt dy dronë. Qeveria Federale, në një konferencë për shtyp, deklaroi se “hetimet janë ende në vazhdim”. R.Xh/ReportTv.al gjermani Rusi lufta ne ukraine sulm me dron Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 35.1% Jo 60.1% Nuk e di 4.8% Vota total: 1201 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?
