Lajme Zone
Shuhet pas 5 orësh zjarri në Malin e Gjerë/ Digjet një sipërfaqe e konsiderueshme me pemë dhe shkurre
Të tjeraBalkanWeb

Shuhet pas 5 orësh zjarri në Malin e Gjerë/ Digjet një sipërfaqe e konsiderueshme me pemë dhe shkurre

Pas më shumë se pesë orësh operacion të pandërprerë, orët e para të kësaj të enjteje është shuar zjarri i rënë në shpatin e Malit të Gjerë, mbi Levenisht, në Gjirokastër, në vendin e quajtur Milava. Terreni tepër i vështirë dhe intensiteti i zjarrit e bënë operacionin një sfidë të madhe për efektivët.

Pas më shumë se pesë orësh operacion të pandërprerë, orët e para të kësaj të enjteje është shuar zjarri i rënë në shpatin e Malit të Gjerë, mbi Levenisht, në Gjirokastër, në vendin e quajtur Milava. Terreni tepër i vështirë dhe intensiteti i zjarrit e bënë operacionin një sfidë të madhe për efektivët. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme me pemë dhe shkurre. Organet ligjzbatuese kanë nisur veprimet për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb