Lajme Zone
Të tjeraReport TV

Mallakastër/ Degradimi i rrugës boshatis fshatrat e Cërrilës! Bashkia: Nisim investimin për segmentin Kapaj- Selitë me gjatësi 3.5 kilometra (VIDEO)


Fshatrat e Cërrilës në bashkinë e Mallakastrës po boshatisen. Banorët e vetëm atje kanë mbetur vetëm të moshuarit. Shkak për largimin masiv të banorëve po bëhet amortizimi i segmentit rrugor që lidh pesë fshatrat e kësaj njësie. Edhe pse një premtim i përsëritur, bashkia Mallakastër premton sërish fillimin e investimit për fazën e parë të investimit.

Edhe pse është një shqetësim i kahershëm banorët e Cërrilës në Mallakastër vijojnë të presin rikonstruksionin e rrugës. Janë rreth 10 km që lidhin pesë fshatra të zonës, që sipas banorve po ndikon në rritjen e kostove të jetëses duke vështirësuar përditshmërin e tyre. LEXO edhe...Aksident në Lushnjë, makina përplaset me një mjet të parkuar! Dy të plagosur rëndë (VIDEO) Mungesa e rrugës po ndikon në largimin e banorëve, çfarë po sjell dhe pasoja zinxhir deri tek mbyllja e institucioneve arsimore. Banorët e vetëm të Cërrilës po mbeten vetëm të moshuarit që sërish e ndjejnë peshen e rrugës së amortizuar për shkak të çmimeve të larta që ju kërojnë për shërbime automjetet që qarkullojnë në këtë zonë. Për pasojë dhe prodhimet bujqësore po mbeten stok. Edhe pse disa herë është premtuar rruga e zonës së Cërrilës në Mallakastër vijon të jetë e amortizuar. Interesimit tonë, bashkia Mallakastër i përgjigjet më një tjetër premtim për rikonstruksionin e rrugës. Bëhet e ditur se së shpejti do të fillojnë procedura e tenderimit në kuadër të fazës së parë të projektit për rehabilitimin e kësaj rruge, dhe konkretisht segmenti Kapaj- Selitë me gjatësi 3.5 kilometra. Xh.K/E.H/ReportTv.al rruge Fier mallakaster Komento Komente Sondazhi i ditës: Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika? Po 46.5% Jo 42.3% Disi 11.2% Vota total: 3591 Sondazhi i ditës: Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika?