Lajme Zone
Anulohet tenderi 4.59 mld lekë për hemodializën në 5 qytete, Agjencia e Prokurimit Publik: Gabime dhe mangësi në dokumente
EkonomiReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Anulohet tenderi 4.59 mld lekë për hemodializën në 5 qytete, Agjencia e Prokurimit Publik: Gabime dhe mangësi në dokumente

Anulohet tenderi 4.59 mld lekë për hemodializën në 5 qytete. Agjencia e Prokurimit Publik thotë se janë konstatuar gabime dhe mangësi në dokumente

Agjencia e Prokurimeve ka publikuar zyrtarisht anulimin e tenderit për ofrimin e shërbimit të hemodializës në Shkodër, Lezhë, Korçë, Vlorë dhe Elbasan, me marrëveshje kuadër 48-mujore. Tenderi, me fond limit 4.59 miliardë lekë, ishte shpallur më 17 gusht 2026, me procedurë të hapur mbi kufirin e lartë monetar. LEXO edhe...Reforma territoriale, Këshilli Bashkiak i Shkodrës jep pëlqimin! PD voton kundër, debate edhe për statusin e Dukagjinit dhe Velipojës Procedura ishte zhvilluar nga Operatori i Shërbimeve të Integruara Shëndetësore (OSHISH), shoqëri me zotërim publik. Në garë mori pjesë vetëm një kompani, Diaverum AB, e cila u shpall fituese më 10 shtator 2026. Në njoftimin e fituesit përcaktohej se nuk zbatohej periudha e pritjes, sipas parashikimeve të Ligjit për Prokurimin Publik. Sot, procedura është anuluar zyrtarisht në sistem, me argumentin: “Procedura është anuluar për shkak të konstatimit të gabimeve ose mangësive të rëndësishme në dokumentet e tenderit.” Anulimi zyrtar vjen pas deklarimeve të mëparshme verbale për anulimin e kontratës nga Ministria e Shëndetësisë. OSHISH është shoqëri me zotërim publik, e krijuar më 15 janar 2026, ndërsa gjatë javëve të fundit ka pasur ndryshime në statut, objekt, kapacitete dhe drejtim. lajm ne perditesim.. Xh.K/ReportTv.al hemodializa Vlore Elbasan Shkoder Lezhe Korce Agjencia e Prokurimit Publik Komento Komente Sondazhi i ditës: Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika? Po 46.5% Jo 42.3% Disi 11.2% Vota total: 3591 Sondazhi i ditës: Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika?