Një ngjarje e rëndë ka tronditur Malishevën, ku një 24-vjeçare ka humbur jetën pasi u gjet e plagosur me armë zjarri brenda banesës së saj. Pranë saj u gjet edhe bashkëshorti 26-vjeçari Egzon Bytyqi,, i cili gjithashtu ishte i plagosur dhe tashmë po trajtohet si i dyshuari kryesor nga autoritetet në Kosovë. Sipas Prokurorisë së Gjakovës, gjithçka nisi rreth orës 23:00, kur policia u njoftua për një plagosje me armë zjarri në fshatin Kërvasari. Në momentin që patrullat dhe ekipet e emergjencës hynë në banesë, gjetën çiftin të plagosur në dhomën e gjumit. Të dy u dërguan me urgjencë në QKUK, por 24-vjeçarja Jetlira Foniqi nuk arriti t'u mbijetonte plagëve dhe u shpall e vdekur pak pas mesnate. Pas konfirmimit të vdekjes së saj, Prokuroria e regjistroi çështjen si "vrasje e rëndë". 26-vjeçari vazhdon të jetë në gjendje kritike në spital, ndërsa hetuesit kanë sekuestruar armën e zjarrit të gjetur në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes. LEXO EDHE:Kriza në Kosovë/ PDK nuk heq dorë, i dërgon sërish letër Deharit: Të hënën në 11:00 deputetët do të jenë në sallë Sipas mediave në Kosovë, arma dyshohet se i përket babait të të riut dhe ishte e pajisur me leje. Po sipas të njëjtave burime, familjarët kanë deklaruar se 26-vjeçari ishte kthyer nga Gjermania rreth një muaj më parë. U.D/Shqiptarja.com TAG: Jetlira Foniqi Egzon Bytyqi vrasje me armë zjarri kosove malisheva Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
23 Gusht, 08:55
Si po menaxhohet situata me zjarret? Mirë 61.5% Keq 29.9% Nuk e di 8.6% Vota total: 1132 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 23 Gusht, 08:55 Si po menaxhohet situata me zjarret?
