Lajme Zone
Maliq, tentoi të vetëvritej duke konsumuar zhivë termometri/ Dërgohet në Spitalin e Traumës, ndodhet jashtë rrezikut për jetën
Të tjeraBalkanWeb

Maliq, tentoi të vetëvritej duke konsumuar zhivë termometri/ Dërgohet në Spitalin e Traumës, ndodhet jashtë rrezikut për jetën

Një person ka tentuar t’i japë fund jetës në një lokal në Maliq, pasditen e kësaj të mërkure.

Një person ka tentuar t’i japë fund jetës në një lokal në Maliq, pasditen e kësaj të mërkure. Sipas Policisë, rreth orës 16:30, shtetasi me inicialet M. Ç., dyshohet se në gjendje të dehur, ka konsumuar një lëndë kimike, konkretisht zhivë termometri, me qëllim vetëvrasjen. Ai është transportuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës, ndërsa aktualisht raportohet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarje. Njoftimi i Policisë: Maliq/Rreth orës 16:30 të datës 11.08.2026, dyshohet se në efektin e alkoolit, shtetasi M. Ç. ka tentuar të vetëvritet në ambientet e një lokali, duke konsumuar lëndë kimike (zhivë termometri). Shtetasi është në kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës, aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb