Lajme Zone
Maks Haxhia mban “peng” avokatët/ Meta: Po cenohen të drejtat e tyre dhe të qytetarëve
PolitikëCNA

Maks Haxhia mban “peng” avokatët/ Meta: Po cenohen të drejtat e tyre dhe të qytetarëve

Kryetari i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia, po luan skena...

Kryetari i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia, po luan skenarë për marrjen “peng” të avokatëve duke vazhduar bojkotin absurd dhe duke mos lejuar avokatët të ushtrojnë detyrën dhe si rrjedhojë duke penguar zhvillimin e seancave gjyqësore vetëm në GJKKO.

Gjithçka është në funksion të skemës për të shtyrë procesin gjyqësor ndaj kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, Erion Veliaj.

Maks Haxhia ka vendosur të bëjë bojkot, vetëm në Shkallën e Parë të GJKKO-së, duke e vendosur këtë në një mbledhje formale të Dhomës së Avokatisë, të cilën e ka kthyer në hanin e tij personal për t’u pasuruar dhe për t’i shërbyer Erion Veliajt.

Ish-presidenti Ilir Meta në një reagim ka theksuar se konflikti absurd i Dhomës së Avokatisë për rregulloren e re të GJKKO-së ka sjellë anulimin dhe shtyrjen e gjykimit për dhjetëra çështje vetëm pranë GJKKO të Shkallës së Parë.

Meta nënvizon se vendosja e avokatëve në një presion të dyfishtë cenon jo vetëm të drejtat e tyre, por drejtpërdrejt të drejtat thelbësore të qytetarëve të përfshirë në proceset penale. “Konflikti absurd midis GJKKO Shkallë e Parë dhe Dhomës Kombëtare të Avokatisë ka sjellë anulimin dhe shtyrjen e gjykimit për dhjetëra çështje vetëm pranë GJKKO të Shkallës së Parë.

Kjo situatë absurde e paralajmëruar që në fund të korrikut duhej të ishte parandaluar me kohë si përmes dialogut, por edhe ndërhyrjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, Kuvendit të Shqipërisë dhe aktorëve të tjerë.

Përveç humbjeve të konsiderueshme financiare të shtetit dhe palëve të interesuara, ka sjellë edhe zvarritjen e proceseve gjyqësore, që është element i gjykimit të drejtë dhe të rregullt.

Vendosja e avokatëve në një presion të dyfishtë si nga GJKKO Shkallë e Parë edhe Dhoma Kombëtare e Avokatisë, cënon jo vetëm të drejtat e tyre, por drejtpërdrejt të drejtat thelbësore të qytetarëve të përfshirë në proceset penale.

Roli i avokatëve në funksion të procesit të rregullt ligjor është i pazëvendësueshëm.

Edhe në diktaturë ka patur gjyqtarë dhe prokurorë, por demokracia dhe shteti i së drejtës, dallon ndër të tjera nga diktatura se siguron të drejtën e mbrojtjes me avokat.

Ky konflikt i stisur dhe arbitraritet i shërben vetëm lojrave politike dhe minon besimin publik te drejtësia dhe sistemi gjyqësor”, shkruan Meta./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.