Lajme Zone
SportBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në Levan-Tepelenë, dy të plagosur


Një aksident ka ndodhur pak minuta me parë në autostradën Levan- Tepelenë në vendin e quajtur Fratar.

Një aksident ka ndodhur pak minuta me parë në autostradën Levan- Tepelenë në vendin e quajtur Fratar. Dy automjete janë përplasur me njëri- tjetrin dhe si pasojë e përplasjes së fortë, dy drejtuesit kanë mbetur të plagosur. Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po marrin ndihmën mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të përcakuar shkaqet e këtij aksidenti dhe për disiplinimin e trafikut. Ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë dhe lagështia në rrugë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: aksident Tepelene