Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

Revolta kundër qeverisë dhe arrestimet/ Ledio Braho: Mazhoranca propozon lehtësimin e masave, por vijon me represionin ndaj protestuesve. Njësoj si vota e Braçes…


Avokati Ledio Braho ka komentuar protestën kundër qeverisë, duke kritikuar veprimet e Policisë së Shtetit ndaj protestuesve dhe duke e cilësuar kontradiktore qasjen e mazhorancës për masat e sigurisë.

Avokati Ledio Braho ka komentuar protestën kundër qeverisë, duke kritikuar veprimet e Policisë së Shtetit ndaj protestuesve dhe duke e cilësuar kontradiktore qasjen e mazhorancës për masat e sigurisë. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Braho u shpreh se në disa raste gjykatat kanë vlerësuar si të paligjshme arrestimet në flagrancë të kryera nga policia gjatë protestave. Ai u ndal edhe te vendimi i fundit i gjykatës lidhur me hedhjen e vezëve në drejtim të automjetit të kryeministrit, duke theksuar se ky veprim u konsiderua një formë proteste dhe jo dhunë. Më tej, avokati kritikoi qëndrimin e mazhorancës, duke e vënë në kontrast diskutimin për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, që synojnë lehtësimin e masave të sigurisë dhe uljen e numrit të personave në paraburgim, me trajtimin e protestuesve nga organet ligjzbatuese. Sipas Brahos, ndërsa qeveria propozon lehtësimin e masave të sigurisë për vepra penale që parashikojnë dënime deri në pesë vjet burg, nga ana tjetër protestuesit vijojnë të përballen me kërkesa për masa sigurimi në gjykatë. “Është e disata herë që gjykata i konsideron të paligjshme arrestimet në flagrancë që ndërmerr policia e shtetit në lidhje me protestat. Edhe sot ishte një vendim I fundit në lidhje me gjuajtjen me vezë që u bë ndaj automjetit të kryeministrit, gjykata e konsideroi gjuajtje me vezë si mjet proteste he jo dhunë. Pran në momente që kjo qeveri propozon që të hiqen masa sigurimi për dënime deri më pesë vjet apo të lehtësohen të bëhet një ulje e numrit të paraburgosurve, në të njëjtën kohë çojnë protestues për masa sigurimi në gjykata. Ka kontradiktë të madhe, njësoj si vota e Bracës deklaronte ndryshe dhe votonte të kundërtën, edhe kjo mazhorancë propozon një kod procedure penale që u shkon në ndihmë qytetarë dhe nga ana tjetër vijon me të njëjtat masa represive kundrejt qytetarëve”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: ledio braho