Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Ambasadori i SHBA-ve vizitë në SPAK/ Avokati Ledio Braho: Mbështetje e fortë amerikane për SPAK dhe reformën në drejtësi


Ambasadori amerikan Eric Wendt e ka nisur fuqishëm mandatin e tij në Tiranë, teksa ka vizituar edhe Strukturën e Posaçme Antikorrupsion.

Ambasadori amerikan Eric Wendt e ka nisur fuqishëm mandatin e tij në Tiranë, teksa ka vizituar edhe Strukturën e Posaçme Antikorrupsion. Avokati Ledio Braho, i ftuar në emisionin Kjo javë me moderatore Nisida Tufën u shpreh se vizitat janë një sinjal, që amerikanët vazhdojnë ta mbështesin reformën në drejtësi. Sipas Brahos, ambasadori Wendt synon që të japë edhe një mesazh për klasën politike shqiptare, që reforma në drejtësi duhet të dërgohet deri në fund. “Besoj se është një mesazh për klasën politike shqiptare, se duhet të vijojë mbështetja ndaj SPAK. Nuk e besoj se mund të ketë interes në ndonjë dosje të SPAK, se nëse do të ishte kjo, nuk do të ishte një qasje e duhur. E shoh si mbështetje të duhur të Shteteve të Bashkuara ndaj drejtësisë së re”, tha Braho. Në lidhje me reformën territoriale, avokati Ledio Braho nënvizoi se me këtë lëvizje të PS-së, qytetarëve do u largohen më tepër shërbimet nga zona e tyre. “Nuk kam pasur pritshmëri, që nga Partia Socialiste do kishte vota kundër. Pra, nëse ky do ishte vullneti i kryeministrit Edi Rama, kjo reformë do bëhej. Mesa duket ka qenë një plan i pilotuar. Duket se ka qëllime si prsh të ketë dalje në det Lushnja. Është një reformë e pamenduar dhe e kryer shumë shpejt. Është një hartë e re, thjesht në 15 bashki qytetarëve do u largohen shërbimet. Siç ndodhi, që gjykatat u shkrinë dhe qytetarët nga çdo cep i Shqipërisë duhet të vijë në Tiranë. Kjo përbën vështirësi shërbimesh”, deklaroi Braho. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Kjo jave ledio braho mbasadori wendt