Një aksident është raportuar pak minuta më parë në zonën e “9-katësheve”, ku një këmbësor është përplasur nga një automjet me targa të huaja.
Sipas dëshmitarëve që kanë dërguar pamjet në redaksinë e JOQ Albania, i aksidentuari është një turist i huaj dhe në momentin e përplasjes ndodhej duke kaluar në vijat e bardha.
Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit, i cili dyshohet se ishte një Mercedes me targa të huaja, është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke e lënë këmbësorin të dëmtuar në rrugë.
Në pritje të ambulancës, kalimtarët kanë ndërhyrë për t’i dhënë ndihmën e parë dhe e kanë ulur të aksidentuarin në një karrige. Sipas raportimeve nga vendngjarja, fatmirësisht turisti është në gjendje të qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën.
Policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje.
Rrethanat e plota të aksidentit, identiteti i drejtuesit të automjetit dhe gjendja shëndetësore e turistit pritet të sqarohen nga autoritetet. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

