Lajme Zone
SportShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Makina përplaset me skrepin në autostradën Fier-Vlorë, humb jetën shefi i Krimeve në Vlorë! Mjetit të rëndë i mungonte sinjalistika përkatëse, plagoset shoferi (EMRAT)


Viktima është Ermal Lulaj, i cili shërbente si shef i Krimeve në Vlorë. Aksidenti ndodhi në afërsi të Novoselës, ku makina e tij tip ‘Toyota’ u përplas me një skrep që ndodhej në lëvizje. Dyshohet se automjeti i rëndë ka qenë pa sinjalistikë në pjesën e pasme.

Shefi i Krimeve të Vlorës ka humbur jetën në një aksident ndërsa udhëtonte nga Fieri drejt qytetit ku shërben. Aksidenti i rëndë ndodhi në autostradë, në afërsi të Novoselës, ku makina tip ‘Toyota’ e Ermal Lulajt u përplas me një skrep që ndodhej në lëvizje. Dyshohet se automjeti i rëndë ka qenë pa sinjalistikë në pjesën e pasme. I plagosur ka mbetur edhe 63-vjeçari Thanas Poçaj, drejtues i skrepit që ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Efektivi, rreth të 40-ave, më herët ka shërbyer si shef i Antidrogës. Ai është baba i dy fëmijëve. LEXO EDHE:SOS në Vlorë/ Familja me 9 anëtarë, prej tyre 4 fëmijë, gjenden mes shiut në Pyllin e Sodës! Bashkia: Të gjejnë banesën, u paguajmë qiranë Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Ndërkohë, situata në këtë aks të rrugës vijon të jetë e rënduar. Njoftimi i policisë: Rreth orës 18:00, në autostradën “100 Vjetori”, në drejtimin Fier–Vlorë, automjeti tip “Toyota”, me drejtues shtetasin E. L., dyshohet se, për shkak të motit të keq dhe humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit, është përplasur me një mjet tip skrep, me drejtues shtetasin Th. P., 63 vjeç. Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i automjetit “Toyota”, shtetasi E. L., oficer policie në DVP Vlorë. Ndërsa shtetasi Th. P. është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të saktë të aksidentit. Lajmi në përditësim.. Share P.J / K.C K.C Shqiptarja.com TAG: thanas pocaj fier-vlore Vlore aksident me vdekje ermal lulaj Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Arifo: 16/11/2026 19:58 Ngushellime familjes Përgjigju Edi: 16/11/2026 19:52 Ngushellime familjes. Gjyna nga zoti te vdesesh kot kshu Përgjigju Ngushéllime: 16/11/2026 19:34 Ngushéllime Përgjigju Emigranti 3: 16/11/2026 19:16 Çfarë bën fadroma në autostradë mër njerëz?? A jeni në terezi apo jo? Përgjigju Sondazhi i ditës:

14 Nëntor, 14:59

Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni? Të drejtë 62.2% Të gabuar 27.5% Nuk e di 10.3% Vota total: 4069 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 14 Nëntor, 14:59 Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni?