Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Gumenicë, në bashkinë Selenicë. Një automjet raportohet se është përplasur me një furgon pasagjerësh. Për pasojë, gjashtë persona kanë mbetur të lënduar. Ndërkohë, të plagosurit po transportohen me autoambulanca drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku do të marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur edhe shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për dokumentimin e aksidentit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
