Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e sotëm rreth orës 07:00 në aksin rrugor Tiranë-Durrës, ku një automjet është përplasur me një motor. I plagosur ka mbetur drejtuesi i motorit- që ndodhet nën kujdesin e mjekëve. LEXO edhe...Aksident në Orikum/ Përplasen dy makina, ndërron jetë 63-vjeçari! Plagosen edhe 2 punëtorë të huaj (EMRI) Ndërkohë shoferi i makinës është shoqëruar në Komisariat. “Rreth orës 07:00, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, automjeti me drejtues shtetasin E. K. është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin R. F. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme”,njoftoi sot policia. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Xh.K/ReportTv.al aksident rrugor Durres Komento Komente Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027? Po 61.9% Jo 29.3% Nuk e di 8.8% Vota total: 1830 Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027?

