Shefi i Krimeve të Vlorës ka humbur jetën në një aksident ndërsa udhëtonte nga Fieri drejt qytetit ku shërben. Aksidenti i rëndë ndodhi në autostradë, në afërsi të Novoselës, ku makina tip ‘Toyota’ e Ermal Lulajt u përplas me një automjet të rëndë, tip skrep. Automjeti tip skrep ka qenë pa sinjalistikë në pjesën e pasme. I plagosur ka mbetur edhe një person tjetër, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. LEXO edhe...SOS në Vlorë/ Familja me 9 anëtarë, prej tyre 4 fëmijë, gjenden mes shiut në Pyllin e Sodës! Bashkia: Të gjejnë banesën, u paguajmë qiranë Efektivi, rreth të 40-ave, më herët ka shërbyer si shef i Antidrogës. Ai është baba i dy fëmijëve. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Ndërkohë, situata në këtë aks të rrugës vijon të jetë e rënduar. Lajmi në përditësim.. P.J/ReportTv.al ermal lulaj aksident me vdekje Vlore fier-vlore Komento Komente Sondazhi i ditës: Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni? Të drejtë 62.5% Të gabuar 27.4% Nuk e di 10.1% Vota total: 3909 Sondazhi i ditës: Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni?
